TIRANË, 11 Prill / ATSH /. – Albanian Ornithological Society (AOS), ka nisur punën për grumbullimin e të dhënave mbi Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë si kontribut për Atlasin e Shpendëve Folezues të Europës 2.
Nga specialistët e AOS, janë gjetur shenja folezimi të shumë specieve si dhe foletë e tre specieve të rralla si Huta (Buteo buteo), Qafëdredhësi (Jynx torquila) dhe Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus).
Ky i fundit u gjet në një koloni të vogël të përbërë nga 3-4 çifte folezues.
Puna e specialistëve të AOS për identifikimin e specieve në rrezik zhdukjeje, si dhe sensibilizimi qytetar në ruajtjen e këtyre specieve, ka bërë që gjeografia e specieve të rralla të zgjerohet në territorin shqiptar./m.m/
https://www.ata.gov.al/aos-nis-punen-per-atlasin-e-shpendeve-folezues-te-shqiperise/
Nessun commento:
Posta un commento