
“Bukuroshja e fjetur”, Ulëza dje u zgjua nga zhurma e vizitorëve që kishin ardhur për ta parë. Bashkë me festimin e Ditës së Shën-Markut në Njesinë Administrative Ulëz, për të katërtin vit festohet dhe dita e Shpalljes së Parkut Natyror Ulëz, e cila shërben për promovimin e vlerave natyrore të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës”.
Promovimi i këtyre vlerave shërben për zhvillimin e turizmit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit.

Po kthehet tashmë në një traditë festimi i kësaj dite, e cila nuk është më thjesht festa e një kominiteti lokal, por dita ku kërkohet më tepër vëmendje nga autoritetet institucionale dhe shoqëria civile për zhvillimin e kësaj zone.
Qëllimi i këtij aktiviteti është zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në këtë zonë, ardhja e vizitorëve vendas dhe të huaj. Por, për të arritur deri këtu duhet që komuniteti të sensibilizohet për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës së vendit ku jeton.
Ndërkohë, këto festa lokale të komunitetit, promovojnë vlerat turistike, kulturore dhe ato natyrore të krahinës të cilat janë me të vërtetë unikale. Ky muze historik dhe i sendeve artizanale, por dhe kjo ekspozitë fotografike janë vetëm një prej treguesve të kësaj vlere.
Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, pasi do të jeni ju banorë që do t’i ofroni shërbimet vizitorëve ditor, pse jo dhe atyre afatgjatë.

Për këtë park kërkohet të promovohen vlerat e biodiversiteti që kjo zonë strehon, të rrisë interesin për zhvillimin e turizmit dhe të sjellë në vemendjen e çdo vizitori mundësinë e argëtimit dhe kënaqësisë dhe pse jo, të bëhet shembull dhe promotor për shpalljen e parqeve të tjerë natyror rajonal në Shqipëri.
Ende nuk janë të shumtë njerëzit që e dinë që 60 minuta larg kryeqytetit deri në Shkopet, gjendet një pike e tillë pushimi dhe ne duhet të punojmë fort në promovimin e vlerave të zonave tona.
Ulza është një nga vendet më interesante për të zhvilluar turizmin gjithë vjetor, atë natyror në verë dhe të dëborës në dimër.
Janë të shumtë turistët nga vendet nordike, Gjermani, Suedi, Danimarkë, Zvicër, por oazet tona të gjelbëra duhet të njihen dhe nga vet shqiptarët dhe aktivitete të tilla shërbejnë në rradhë të parë për këtë qëllim. /n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/bukuroshja-e-fjetur-uleza-feston-promovimin-turistik-te-vitit-dhe-diten-e-shen-markut/
Nessun commento:
Posta un commento