
Përfaqëson një bllok shkëmbor konglomeratik dhe ranor me formë të veçantë: ngjan me një deve të ulur “për të pushuar pas një udhëtimi të gjatë në shkretëtirë”.
Gojdhëna thotë se emrin e ka marë nga një cjap, që është rrëzuar në këtë shkëmb.
Gjatësia e këtij guri është 20 – 25 m, gjerësia është 5 – 10 m dhe gati po kaq është edhe lartësia. Përbëhet nga shkëmbinj konglomerate të modeluar nga erozioni dhe era.
Ka vlera shkencore, didaktike, estetike e turistike.
Turist kurioz për shkak të emrit dhe formës e vizitojnë sidomos në periudhën e verës.
Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Korçës – Drenovë – Bozdovec./m.m/
https://www.ata.gov.al/guri-i-cjapit-monument-natyre-dhe-kuriozitet-per-vizitoret/
Nessun commento:
Posta un commento