
Të tillë janë peshqit Koran dhe Belushk,por edhe specie të tjera të rralla që shfrytëzohen për ekonominë vendase dhe për turizëm.
Prespa ose Liqeni i Prespës është njëri ndër liqenet me ujëra të pastra dhe të freskëta në Evropë që u takon tre shteteve Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 313.6 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë.
Prespa është liqeni më i thellë tektonik në Ballkan me 853 metra thellësi.

Prespa si tërësi ndahet në dy liqene: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël.
Prespa e Madhe ndahet në mes tre shteteve: Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Prespa e vogël ndahet vetëm në mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Liqeni rrethohet me male të larta mbi 2000 m lartësi.
Liqeni i Prespës, është një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përveç bukurive natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur.
Kjo është një nga arsyet që ky liqen është tepër i vizitueshëm në periudhën e ngrohtë të verës.

Sigurisht, një vend të veçantë zed he gastronomia vendase ku gatimi kryesor është ai i peshkut.
Për të ruajtur këto vlera të rralla,AdZM Korçës , në bashkëpunim me PPNEA dhe drejtoritë e shkollave Goricë dhe Pustec, zhvillojnë takime sensibilizuese ne ambientet e shkollës së mesme Pustec, për ruajtjen e vlerave natyrore të liqenit.
Sëfundmi,ata organizuan “Ditën vizatimore” me tematikë nga Liqenet e Prespes, biodiversiteti i tyre dhe vizatimi i logos së vitit për Ditën Botërore të Ligatinave.
Aktivitetet vazhdojnë me finalizimin me daljen e logos dhe vizatimit fitues. /a.g/
https://www.ata.gov.al/prespa-nje-perspektive-turistike-qe-duhet-ruajtur/
Nessun commento:
Posta un commento