28 febbraio 2017

Nesër më 1 mars, hapet biletaria turistike drejt Syrit të Kaltër

syri-3TIRANË, 28 Shkurt / ATSH- N.Lena / – Monumenti i natyrës Syri i Kaltër, po përgatitet  për të pritur turistët sezonal edhe këtë vit.
Kjo pikë turistike dhe  biletaria e saj, do të jetë e hapur nga data 1 Mars e në vazhdim.
Administrata e Zonave të Mbrojtura e Qarkut të Vlorës që mbulon edhe këtë pikë të turizmit natyrorë,po bënë përgatitjet e fundit duke pastruar dhe rregulluar ambientin rreth burimit ujor që quhet dhe Syri i Kaltër.
E ka mar këtë emër sepse forma e tij është ovale e ngjashme me formën e një syri, uji shpėrthen nga toka i errët nė mes dhe i kaltėr anash. Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe arrin deri nė 45 m thellėsi.
Ndodhet pėrballė fshatit Krongj, 45 m nėn nivelin e luginės sė Drinos dhe ėshtė shkarkim kryesor i malit tė gjerė. Eshtė burim me ujėra tė freskėta dhe tė ėmbla i rrethuar me bimėsi tė dendur dhe me gjelbėrim tė pėrhershėm.syri1
I shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra.
Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan që sapo ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet pastaj nga pjesa e kaltërt e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit aty është më e pakët.
Gjithë uji i ëmbël i burimit rrethohet nga një bimësi e shumëllojshme.
Këtu vizitorët e huaj ndalen, fotografojnë, shijojnë ujin e burimeve që rrjedhin, si dhe gatimet në dy lokalet turistike.
Për Syrin e Kaltër, një nga 18 burimet karstike të Malit të Gjerë, ka në rrjedhën e kohës shumë legjenda e rrëfime për një dragua dhe vashat esyri-i-kalter-blaues-auge-albanien-14bukura të zonës përrreth.
Sipas legjendës në ato zona sundonte një dragua që rrëmbente vajzat, ndalte ujin dhe ua kishte bërë tejet të vështirë jetën banorëve.
Derisa më në fund e vranë dhe, kur e vranë, nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar që vazhdon të rrjedhë teposhtë në formën e lumit të Bistricës duke ushqyer atypari një bimësi të rrallë për nga dendësia e forca dhe duke dhënë më tej dritën që ndriçon qytetet dhe fshatrat e Jugut.
Nesër më 1 mars,hapet sporteli për vizitorët që duan të vizitojnë burimin e bukur të legjendave. /a.g/
https://www.ata.gov.al/neser-me-1-mars-hapet-biletaria-turistike-drejt-syrit-te-kalter/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate