08 febbraio 2017

“Guri i Mëngjesit” në Shishtavec, Monument Natyre dhe destinacion turistik

guri1TIRANË, 8 Shkurt / ATSH / – “Guri i Mëngjesit” ndodhet në afërsi të fshatit Shishtavec, 1900 m mbi nivelin e detit.
I përket fshatit Shishtavec, Kukës. Emrin e ka marrë pasi aty bien për herë të parë rrezet e diellit të mëngjesit. Përbën një gur ranor paleozoik, me formë të veçantë, trung koni.
Është i gjatë 25 m, 13 m i gjerë dhe 11 m i lartë, ndërsa sipërfaqja 176 m2. Ka vlera shkencore, didaktike, ekologjike dhe kulturore.
Ndonëse ndodhet në jug të Shishtavecit, guri quhet i mëngjesit. Banorët e hershëm të Gradishtës, duhet t’a kenë pagëzuar më shumë se 1500 vjet më parë, për arsyen se ky gur,  ka qenë një vendqëndrim dhe orientues, përgjatë rrugëve që kanë lidhur qytetërimet e hershme të ngulitura në kërthizën e vargmaleve të Sharrit.
Duhet të ketë qenë vendi, ku banorët e hershëm të këtyre anëve, mblidheshin me kuajt e tyre, për të marrë rrugën drejt Shkupit dhe Tetovës.guri
Është intrigues dhe fakti që, ky gur nga një pjesë e vendasve thirret “Murga”. E nëse është quajtur dhe kështu, patjetër në pllajën nën këmbët e gurit, janë zhvilluar festa masive nga blegtorët e hershëm.
“Guri i Mëngjesit”, nga qershori i vitit 2002 është i listuar dhe mbrohet si Monument i Natyrës në Shqipëri me Ligjin Nr.8906. Vetëm disa metra në lindje të këtij guri, dikur ndante kufiri shtetëror me ish-Jugosllavinë, ndërsa sot, ai kufi është thjeshtë formal midis dy shteteve të shqiptarëve.
Në vitet e fundit destinacioni turistik “Guri i Mëngjesit” është ndër më të preferuarit në Qarkun e Kukësit. guri3Preferohet për të shkuarën historike, për peizazhet magjike të jug-perëndimit të vargmaleve të Sharrit, për burimet e ujrave të akullta, për shumëllojshmërinë e bimëve dhe luleve, për pistat ku ushtrohet sporti i skive, etj.
Nisur nga fakti që, Shishtaveci dhe zona përreth tashmë janë në hartën e destinacioneve që presin vizitorë,  ka ardhur koha që turizmi të vlerësohet si prioritet për zhvillimin e zonës nga grykëderdhja e Vanave deri në Kallabak.
Kjo për faktin se zona zotëron burime të virgjëra natyrore dhe të pashfrytëzuara, të tilla si Kanioni i Vanave.
Pllajat e maleve që shtrihen përgjatë Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik” janë masive pyjore kryesisht me mështekën dhe pishë, lëndina të përshtatshme për organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive e kulturore, si dhe terrene të përshtatshme për sporte si: ski, alpinizëm, ciklizëm malor, hipizëm, etj./m.m/
https://www.ata.gov.al/guri-i-mengjesit-ne-shishtavec-monument-natyre-dhe-destinacion-turistik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate