04 febbraio 2017

Dragoti ose “Stambolli i Vogël”, një destinacion për turizmin historik

dragotiTIRANË,1Shkurt /ATSH / – Është afër me qytetin e Tepelenës  dhe lidhet me të me urëne varur, ndërtuar nga Pashai i saj Aliu, ka lumin e Vjosës aq pranë, ka një klimë të favorshme për agrume e të gjitha këto e kanë bërë këtë fshat të preferuar.
Në zonën përrreth e thërrasin dhe “ Stambolli i Vogël” .
Nuk dihet si ka rrjedhur ky emër në këtë fshat piktoresk, por lidhjet e fuqishme që burrat e këtij fshati dhe krahinës së Dragotit, kanë qenë të lidhur me historinë dhe tregtinë e perandorisë Turke.
Emri “Dragot” vjen nga fjala “Dragoi”, qenie mitologjike e fortë, mbrojtëse, për shkak të pozicionit të favorshëm për të jetuar dhe klimës së butë që më të drejtë udhëtarët e kanë quajtur “Stambolli i vogël”.dragot2
Rruga  që vjen paralel me shtratin e lumit, te ura e Dragotit merr djathtas e aty fillon edhe Derveni.
Janina dhe Konica  e kishin rrugën kryesore që i lidhte. Fjala “Derven” vjen nga turqishtja që në shqip do të thotë “ Karvan”.
Këtë rrugë ka ndjekur edhe Edith Durham, diku nga fillimi i shek XX.
Është thënë se ishte shoqëruar nga një djalë me emrin Sadik e që udhëtarja  paska qëndruar në shtëpinë  e tij në Dragot.
Por, për mezhgoranasit  fshati fqinj shoqëruesi i udhëtares angleze, pra, Sadiku qënka i tyre, madje mikja qënka ngjitur deri lart në fshat, nëdragot4Mezhgoran.
Edhe sot ky fshat është tepër tërheqës dhe i vizitueshëm nga turistët vendas e të hua, që bëhen kurioz për historinë dhe natyrën e tij të bukur,por dhe për faktin se aty pranë,në Beçisht, ka lindur Ali Pashë Tepelena.
Por Dragoti ka edhe një simbolikë tjetër. Ka një urë që ka marrë emrin e tij.
Është një urë shumë elegante e që silueta e saj e harkuar duket që larg e harmonia e strukturës së saj të befason.
Është plot 100 metra e gjatë e nuk ka këmbë në mes. Bashkon malin e Golikut me Shëndëllinë dhe është një urë me një peshë të madhe strategjike. Kështu është quajtur në  kohë lufte dhe paqeje.dragoti3
Është ruajtur me rojë në kohën e socializmit. Dhe  në historinë e saj të luftërave është bombarduar disa herë, por pozicioni strategjik e ka bërë të pamundur shkatërrimin e saj. Një pllakë çeliku, perçinosur në një nga harqet e saj lexohet “Asaldo. Genova 1936-XIV”. Asaldo duhet të jetë firma ndërtuese e urës, ndërsa “XIV” është  viti i 14-të i “erës fashiste”.
Ndërsa në hyrje të urës, në faqen shkëmbore djathtas, ndodhet një gur i cili  nuk është i të njëjtës strukture të shkëmbit mbi të cilin ai rri. Ka ngjyrën e betonit dhe një legjendë se kjo urë do të jetojë sa të jetojë edhe ky gur.
Dikush thotë se ai gur është pikë orientimi për ndonjë thesar të fshehur të Ali Pashës.Këto dhe të tjera histori e gojëdhëna,bëjnë kurioz shumë udhëtar e visitor të ngiten në këto anë e të shikojnë nga afër fshatin dhe historinë e tij.
Aty ka lindur dhe aktori hollivudian Stan Dragoti.
Rruga është e mirë dhe shumë afër qytetit të Tepelenës për tu vizituar ky fshat turistik me një emër mbresëlënës. /a.g/
https://www.ata.gov.al/dragoti-ose-stambolli-i-vogel-nje-destinacion-per-turizmin-historik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate