11 febbraio 2017

Kalaja e Dalmacës,destinacioni i turizmit kulturor dhe natyror

komanTIRANË,10 Shkurt/ATSH/. – Kalaja e Dalmaces , ndodhet në Luginën e Komanit ne verilindje te vendit dhe vizitohet nëpërmjet një rruge të mirë automobilistike.
Është një vendbanim i hershëm që dëshmohet nga Inventari i objekteve të zbuluara dhe tipi i varreve të Komanit,këto  dëshmojnë për një ngjashmëri të qartë me kulturën ilire.
Kultura e Komanit dëshmon për vazhdimësinë iliro-arbërore e shprehur në objektet arkeologjike, toponimi dhe në objektet etnografike.
Për rrjedhojë, arbërit ishin pasardhësit e popullsisë ilire në periudhën e mesjetës.
Sot, ky vendbanim historik,objekt i trashegimisë sone kulturore, shfrytëzohet për turizëm kulturor dhe historik. Vendndodhja e tij në një peizazh të bukur natyror, në luginën e Liqenit të Komanit, i shton mundësitë për t’u vizituar nga turistët sidomos në periudhën verore.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/kalaja-e-dalmacesdestinacioni-i-turizmit-kulturor-dhe-natyror/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate