08 febbraio 2017

Durrës, zbulohen themelet e një godine osmane në Sheshin "Veleria"

Gjendet edhe një top lufte, i cili dyshohet se i përket viteve 1800
07 shkurt 2017 15:01
Gjatë punimeve për rivitalizimin e sheshit "Veleria” të qytetit bregdetar të Durrësit janë zbuluar themele të një godine osmane. Aty është gjetur edhe një top lufte, i cili dyshohet se i përket viteve 1800. Topi ndodhej në shtratin e rrugës, afër Torrës Veneciane. Kujtojmë se para pak ditësh shoqëria civile dhe arkeologët në Durrës protestuan kundër ketyre punimeve, për të cilat janë depozituar edhe dy padi penale. Aktualisht punimet në sheshin “Veleria” janë pezulluar. 
http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/80813 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate