12 gennaio 2016

Turizmi kulturor – Mundësi bashkëpunimi për pelegrinazhin midis Via Egnatias dhe Via Francigena


Vizitë e Presidentit të Federatës Europiane të Via Francigena, Massimo Tedeschi në ambientet e AKB-së
AKBTIRANË, 11 Janar /ATSH /- Agjencia Kombëtare e Bregdetit njofton se në ambientet e saj bëri një vizitë pune Presidenti i Federatës Europiane të Via Francigena, Massimo Tedeschi ku u diskutua për pelegrinazhin më të rëndësishëm kulturor të vitit në vazhdim.
Ky ishte një takim për mundësi bashkëpunimi midis Via Egnatias dhe Via Francigena në zhvillimin e turizmit kulturor, bënë të ditur Drejtori i AKB-së Auron Tare.
Ky do të jetë projekt mjaft i rëndësishëm i cili këtë vit do të jetë prioritet për Agjencinë e Bregdetit. Në bazë të këtij projekti do të bëhet e mundur tërheqja e sa më shumë turistëve që të vizitojnë dhe të përshkojnë rrugën Egnatia në sezonin e ardhshëm turistik veror, konfirmon Tare.
Via Francigena është emri i përbashkët i një rruge të lashtë pelegrinazhi me drejtimin nga Franca në Romë, edhe pse vlerësohet se ajo e ka pikënisjen shumë më larg, në qytetin e katedrales angleze të Canterbury. Si e tillë, rruga kalon nëpër Angli , Francë, Zvicër dhe Itali . Rruga ishte i njohur në Itali si ” Via Francigena ” (Rruga që vjen nga Franca ” ose ” Via Romea Francigena. Në kohët mesjetare ajo ishte një rrugë e rëndësishme pelegrinazhi për ata që dëshironin të vizitonin Selinë e Shenjtë dhe varrezat e apostujve Shën Pjetër dhe Shën Pali./m.mhttp://www.ata.gov.al/turizmi-kulturor-mundesi-bashkepunimi-per-pelegrinazhin-midis-via-egnatias-dhe-via-francigena-360007.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate