
Çdo ditë ka vizitorë vendas dhe të huaj që vijnë të sodisin shpendët e shumtë që popullojnë Lagunën e këtij parku.
Vizitorët e fundit ishin ditën e djeshme dhe vinin nga Belgjika.
Në bashkëbisedim me Drejtorin e Parkut Ardian Koçi, ata u shprehën se kishin lexuar për këtë park dhe për shumëllojshmërinë e shpendëve që shumohen aty.
”Kurioziteti na shtyu të vinim në Shqipëri dhe nuk mund të largoheshim prej saj pa vizituar Parkun Kombëtarë të Divjakës”, u shprehën ata pas përfundimit të vizitës.
Por nga administrata e këtij Parku njoftohet se gjuetar të paligjshëm tentojnë të futen në të dhe të dëmtojnë faunën e rrallë.
Rojet e Parkut , të ndihmuar edhe nga policia e shtetit, bënë shoqërimin e dy shtetasve nga Sulzotaj që u kapën duke bërë gjueti të paligjëshme në Park.
Keqbërësve iu sekuestruan armët e gjahut dhe u gjobitën me 100 000 lek, si dhe u dërguan për ndjekje penale, njofton për ATSH-në, Drejtori i Parkut Ardian Koçi./a.ghttp://www.ata.gov.al/turiste-nga-belgjika-vizitojne-parkun-kombetar-te-divjakes-360463.html
Nessun commento:
Posta un commento