21 gennaio 2016

Gështenja e Tropojës, perla ballkanike biodiversiteti që kërkon më shumë vëmendje


geshtenjaTIRANË, 18 Janar /ATSH- N.Lena/. – Kur specialistët e frutit të gështenjës shqetësohen për kultivimin dhe kujdesin që duhet treguar për këtë burim të vërtetë ekonomik, duhen dëgjuar me kujdes.
“Në kushtet e reja mjedisore të krijuara, me një biodiversitet të dëmtuar nga shfrytëzimi pa kriter dhe jashtë mundësive reale të shfrytëzimit dhe kërkesave të shtuara për një mjedis më të pastër dhe më efektiv dhe në shërbim të komunitetit, kërkohet ndërhyrje në ripërtëritjen e biodiversitetit“, shprehet në rrjetet sociale, Shpend Nikoçi nga shoqata “Gështenja e Tropojës”.
Për rehabilitimin e biodiversitetit të dëmtuar në zonën e ulët kodrinore-malore, në zonën mesdhetare të dushqeve, duhet të merret në konsideratë multi-funksionaliteti i llojeve për të balancuar funksionet e ndryshme të specieve ndaj mjedisit natyror, duke i dhënë përparësi funksionit prodhues, duke mos përjashtuar funksionin mbrojtës, të klimës, atij rekreativ të peisazhit natyror dhe ekoturizmit. Gështenja në këtë zonë luan një rol qëndror dhe të pazëvendësueshëm në ballancimin e ekosistemeve në ekologjinë e kësaj fito-zone.
Përparësitë e saj janë rritja e shpejtë, kapacitetet e larta të prodhimit, diversiteti i produkteve, jetëgjatësia e lartë dhe mbi të gjitha vlerat e nikajlarta ekonomike dhe ushqimore të frutave.
Gështenja mbart vlera universale, duke përfshirë ato ekonomike, industriale, shëndetësore, turistike dhe ambientale.
“Gështenja si pemë, veçse është një stoli e përkryer e natyrës është krenaria e lartësive të Tropojës, pema madhështore, gjigande, fisnike, e guximshme, është pemë me rritje shumë të shpejtë dhe është shumë jetëgjatë”, shprehen specialistët. Ky drufrutor, kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe turistëve të huaj. Kanë qenë me qindra ata që janë ngjitur vitin e shkuar drejt lartësive të Nika-Mërturit, për të parë nga afër pyjet me gështenja në këtë zonë. Kjo është një nxitje për turizmin natyror, ekologjik dhe të peizazhit./m.mhttp://www.ata.gov.al/geshtenja-e-tropojes-perla-ballkanike-qe-kerkon-me-shume-vemendje-362722.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate