21 gennaio 2016

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë tërheq turistët edhe në stinën e dimrit 2016


  • librazhd-1.jpg
  • librazhd1.jpg
  • librazhd2.jpg
librazhdTIRANË, 20 Janar / ATSH-N.Lena/ – Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është kthyer në një atraksion turistik jo vetëm në periudhën e verës, ku turistët ngjiten për gjelbërimin dhe peisazhin natyror por edhe tani, në periudhën më të ftohtë të vitit, vizitorët ngjiten drejt këtij parku për turizmin e aventurës, të borës dhe të pa priturave dimërore.
Administrata e Zonave të Mbrojtura e qarkut Elbasan, që me specialistët e saj është në monitorim të përhershëm të parkut  për të shmangur dëmtuesit e pyjeve dhe gjuetarët e pa ligjshëm në këtë periudhë të vështirë monitorimi, bëjnë dhe shoqërimin e vizitorëve e turistëve aventurier që vizitojnë pyjet tashmë të mbuluar me borë dhe akull.
Nga kjo administatë, shpesh herë në drejtim të ATSH-së vijnë dhe foto tepër pikanta ku pasqyrohet peisazhi i këtij parku.
Këto foto janë shkrepur në Frarë të Hotolishtit, gjatë monitorimit nga grupet e kontrollit në terren për gjueti të paligjshme.
“Bashkëpunimi me komunitetin është mjaf i mirë dhe i efekshëm ku vet ata janë të angazhuar që të mos lejojnë asnjë gjueti të pa ligjshme në zonë dhe në gjithë parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë”, thotë Drejtori i AdMZ Elbasan, Fatmir Brazhda. /a.ghttp://www.ata.gov.al/parku-kombetar-shebenik-jabllanice-terheq-turistet-edhe-ne-stinen-e-dimrit-363488.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate