TIRANË, 19 Janar / ATSH/ – Ka një parashikim për hyrjet portuale turistike në portet tona për vitin 2016.
Ky parashikim është bërë nga Agjencia Intermed Shiping që monitoron hyrjen e kroçerave në brigjet Adriatiko-Joniane.
Sipas kësaj Agjencie, kroçerat dhe velierat që do të prekin portin e Durrësit për këtë vit, do të nisin nga muaj Mars deri në Nëntor të vitit në vazhdim.
Parashikohen të futen në vendin tonë lundrues të konfirmuar në lëvizjet e tyre turistike në botë si “MS Berlin”, ”Thomson celebration”, MS Explorer”, ”MS Albatros” e disa të tjerë lundrues që do të prekin për herë të parë brigjet shqiptare.
Gjatë vitit 2015 në portin e Durrësit kanë mbërritur 12 kroçera dhe veliera luksoze me rreth 8227 turistë nga vende të ndryshme të botës.
Fluksi i turistëve për vitin e shkuar në këtë port ishte më i lartë se i vitit 2014. Megjithëse Durrësi është një port kryesisht për përpunimin e mallrave, vazhdimisht APD ka marrë të gjitha masat për ankorimin e kroçerave si dhe për lëvizjen e turistëve në hapësirën portuale gjatë qëndrimit disa orësh.
Pjesa më e madhe e krocerave që qëndruan në portin e Durrësit në vitin e shkuar,lëviznin në kuadër të turneve mesdhetare,ku përfshiheshin portet e Shqipërisë, Italisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Greqisë.
Sipas agjencisë Intermed Shiping,ky vit do të jetë më i suksesshëm në turizmin lëvizës që prek brigjet tona./a.ghttp://www.ata.gov.al/per-2016-ten-me-shume-krocera-dhe-veliera-ne-brigjet-tona-detare-363117.html
Nessun commento:
Posta un commento