31 gennaio 2016

Rruga Egnatia shpallet zonë me përparësi për turizmin historik

Rruga Egnatia shpallet zonë me përparësi për turizmin historik

agjensiaTIRANË, 27 Janar / ATSH / – Duke parë impaktin e lartë turistik të Rrugës Egnatia vitin që shkoi, Ministria e Ekonomisë dhe e Turizmit e shpalli këtë intenerar, si zonë me përparësi turistike.
Promovimi që i bëri Agjencia Kombëtare e Bregdetit kësaj rruge, duke sjellë si vizitorë, profesorë dhe studentë nga universitetet e Venecias dhe të Shteteve të Bashkuara, krijoi njohje dhe prezantim të kësaj rruge të rëndësishme antike, të mbuluar nga koha dhe harresa.
Ky vlerësim është një kontribut i madh dhe një vlerësim mbi potencialin e madh që ka ky intenerar në zhvillimin e turizmit rural dhe historik./m.m/

Rrëfim mbi historinë në shkollat tona nga specialist të AKB-së

egnatiaTIRANË,28 Janar / ATSH N.Lena /- Një iniciativë  interesante në promovim të turizmit historik, është marrë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe drejtori i saj Auron Tare.
Ideja është që rrëfimi mbi historinë e monumenteve të kulturës,të zbulimeve arkeologjike, të historisë dhe natyrës sonë, të shpërndahet tek nxënësit e shkollave tona nëpërmjet specialistëve historiane.
Takimi i parë me nxënësit ka qenë një rrëfim mbi historinë e Via Egnatia me nxënës të shkollave në Tiranë.  Për të njohur fëmijët e vegjël është folur mbi historinë dhe rëndësinë e kësaj udhe të lashtë që lidhte dikur Lindjen me Perëndimin, ku kanë shkelur nga Ilirët, të parët e Romës me ushtritë e tyre, Bizantinët, Apostujt e Krishtërimit, Barbarët, Normanët, Venecianët dhe ushtritë Kryqëtare që shkonin në Tokën e Shenjtë. Në këtë rrugë kane shkelur po ashtu, Ushtritë Otomane dhe kronikanët persianë e deri tek udhëtarët e periudhës romantike mesjetare. Kete rrefim e ka realizuar drejtori i  kësaj Agjencie. Auron Tare.
/f.nhttp://www.ata.gov.al/rrefim-mbi-historine-ne-shkollat-tona-nga-specialist-te-akb-se-366637.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate