Vlorë- Projekte për urën e Manastirit të Zvërnecit

Agim Haxhiraj, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, thotë për ATSH-në se, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë hartuar dy projekte alternative, përmes të cilave ofrohen edhe dy zgjidhje respektive definitive. Sipas tij, në projektin e parë, parashikohet që ura të ndërtohet me pilota betoni dhe pjesën e sipërme prej dërrase, sikundër edhe ka qenë, ndërkohë që me variantin e dytë, ura mendohet të ndërtohet me pilota druri, me synim për të ruajtur dimensionin ekologjik të zonës dhe identitetin e këtij objekti.

Tashmë ura është e pakalueshme dhe funksionin që duhet të kryente ajo e kryejnë dy varka që transportojnë besimtarët dhe vizitorët drejt ishullit ku ndodhen Manastiri “Fjetja e Hyjlindwses” dhe Kisha e Shën Marisë.

Ura është ndërtuar në fillim të viteve 1990-të, përmes një financimi nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë. Kisha e Shën Marisë dhe Manastiri i Zvërnecit, përfaqësojnë vlera të rralla dhe të papërsëritshme historike e arkitekturore të një periudhe shumëshekullore. Sipas studiuesve, kisha e Shën Marisë e Manastirit të Zvërnecit, është e tipit “kryq i lirë” me kupolë. Restaurimi i fundit i këtij objekti është bërë në vitin 2003.
Për kohën në të cilën është ndërtuar ky objekt kulti, ka mendime të ndryshme. Varianti i parë përcakton si periudhë ndërtimi, shekujt XIII-XIV, ndërsa varianti i dytë e çon edhe më larg hershmërinë e kësaj kishe deri në shekujt X-XI. /a.kehttp://www.ata.gov.al/vlore-projekte-per-uren-e-manastirit-te-zvernecit-337105.html
Nessun commento:
Posta un commento