25 novembre 2015

Parku natyror i Zagorisë, me një plan menaxhimi të avancuar


zagoriTIRANË, 25 Nëntor / ATSH / – Parku natyror rajonal i Zagorisë së shpejti do të ketë një plan menaxhimi. Kjo zonë dallon për pasuritë natyrore dhe kulturore, po ashtu edhe për shumëllojshmërinë e florës dhe faunës së rrallë, por së fundmi disa specie po rrezikohen.
Zagoria është një zonë tepër e lakmueshme për turizmin natyror dhe atë kulturor. Synimi që ky park natyror të mbrohet dhe të ketë një plan menaxhimi afatgjatë, do të bënte që shumë specie të faunës së zonës të shpëtonin nga rreziku i zhdukjes.
Moratoriumi 2-vjeçar ka sjell ruajtjen dhe shumimin e disa specieve, por akoma ka të tilla që rrezikojnë të zhduken si dhia e egër, kaprolli, thëllëza, ariu i murrmë dhe derri i egër që duhen ruajtur në zona të mbrojtura. Specialistët e mjedisit në këtë zonë thonë se një park rajonal, veç ruajtjes së florës dhe faunës, do të sillte më shumë turistë në Zagori, ku do të ishte një vlerë të shtuar në ekonominë e kësaj zone relativisht të varfër.
Historia, kultura, etnografia dhe objektet e kultit do të ishin vlera që vizitorët vendas apo të huaj do të gjenin në këto treva. Zagoria është një trevë që ndodhet në rrugëkalimin për në Gjrokastër, qytetin muze, kalon pranë Antigonesë antike, si dhe përshkon Luginën e Drinos me vlera etnokulturore./m.mhttp://www.ata.gov.al/parku-natyror-i-zagorise-me-nje-plan-menaxhimi-te-avancuar-344226.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate