27 novembre 2015

Turizmi i thellë malor në kufijtë e mistikes, vlerë e shtuar ekonomike


  • mali2.jpg
  • mali3.jpg
  • mali4.jpg
  • mali5.jpg
  • mali6.jpg
  • mali7.jpg
  • mali8.jpg
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
mali3TIRANË, 27 Nëntor / ATSH- Nikolla Lena/ – Ndërsa Shqipëria në fushën e turizmit po prezantohet si “Guri i fundit i pazbuluar i Europës” me natyrën e saj të rrallë, historinë dhe trashëgiminë kulturore, vijën bregdetare të pasur e të pastër nga ndotjet industriale, mbetet një pjesë tjetër e gjeografisë sonë në kufijtë e mistikes e paeksploruar.
Kjo është pjesa verilindore e vendit. Ajo pjesë ku malet ngrihen thikë, pyjet janë të dendur, ku legjendat bashkëjetojnë me realitetin dhe rrugët po ashtu gati antike me gur, të pashtruara e të pakalueshme. Këtë fakt na e përmend edhe gazetari i “Lonely Planety” ,Tom Masters, i cili ka bërë një udhëtim në këto zona dhe shpreh emocionet e tij të forta për vendin e “fshehtë” e të paeksploruar tërësisht.
Vërtet kush është territori i brendshëm i Shqipërisë? Ai që ne njohim nga kronikat apo të thënat, ai që nuk e kemi shkelur kurrë, jo se nuk duam, por se nuk ka infrastrukturë dhe mjete për të na çuar deri atje.
Në qoftë se do të marrim tragetin nga Komani e do të ngjitemi drej Fierzës e më pas për në Kukës, në të dy krahët e rrjedhës së lumit ka pamje të mrekullueshme të natyrës dhe tek –tuk të zë syri kulla të vetmuara, rrugë të ngushta këmbësorësh apo kafshësh, hone dhe shpella të paeksploruara, që një aventurieri të natyrës do t’i tërhiqte vëmendjen dhe do donte t’i shikonte nga afër.mali4
Mundësia nuk i jepet dot sepse nuk ka rrugë drejt tyre dhe guida të mirëfillta. Atëhere këto perla të natyrës dhe turizmit tonë mbeten të fshehura dhe pa vlerë.
Në këto zona nuk ka vetëm natyrë të bukur, por ka edhe një trashëgimi kulturore të panjohur nga vizitorët dhe kuriozët. Flasim për kullat alpine, mënyrën e jetesës, zakonet, traditat, kulinarinë, etnografinë dhe pak mundësi kemi t’i ndeshim në vendin burimor, sepse akoma nuk është menduar për ta shfrytëzuar këtë pjesë të turizmit si burim ekonomik.
Një përshkrim i detajuar i këtyre resurseve nuk do të mjaftonte me një shkrim të shkurtër, por ajo që duhet prekur është nëse ka ardhur koha të mendojmë edhe për turizmin e thellë malor. Aty ka vlera, aty ka kuriozitet, ka histori, legjenda, natyrë të pashkelur, ka njerëz, pra ka biznes. Kur të huajt e vënë re e vlerësojnë si një burim të mirëfilltë e të pashfrytëzuar. A duhet ta shikojmë edhe ne me këtë sy këtë zonë të “fshehur”. Tashmë jemi futur në sezonin e turizmit dimëror, turizmit të bardhë dhe amatorët e tij janë të shumtë, vendas e të huaj. Lartësitë tona e ofrojnë këtë mundësi, por a jemi të përgatitur ne për t’i pritur? Rrugët dhe hoteleria shpesh lene për të dëshiruar dhe emali6vështirësojnë lëvizjen drejt lartësive. Ky turizëm është një burim i fuqishëm ekonomik për zonat që prek dhe duhet marrë seriozishtë. Por a është marre seriozisht? Lartësitë drejt Voskopojës, Dardhës, Thethit apo Kukësit janë të vështira për t’u prekur në dimër për shkak të rrugëve të prishura, kufizimeve energjitike, ndihma spitalore e mjaft problem që duhet të sjellin komoditetin në lëvizjen argëtuese apo emocionale. Jemi në prag sezonin te turizmit të bardhë dhe duhet ta shfrytëzojmë atë si burim ekonomik. /a.kehttp://www.ata.gov.al/turizmi-i-thelle-malor-ne-kufijte-e-mistikes-vlere-e-shtuar-ekonomike-345262.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate