TIRANË 6 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ – Shqipëria mbylli dje prezantimin në një ndër Panairet më të rëndësishëm Ndërkombëtare të Turizmit në botë, World Trade Market (WTM) 2015, i cili u zhvillua në Londër nga data 2-5 Nëntor.
Gjatë 4 ditëve të Panairit ,Shqipëria u prezantua si një destinacion turistik me potenciale të mëdha ku mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit.
Interesimi i sivjetshëm nga ana e vizitorëve profesionale dhe medias ndërkombëtare për Shqipërinë ka qenë befasues, ku një numër i konsiderueshëm kompanish të mëdha udhëtimesh kanë shprehur interes konkret për të përfshirë vendin tonë në paketat e tyre turistike.
Ndërkohë, për t’u vlerësuar është gjithashtu fakti i një serie artikujsh pozitiv nga ana e medias angleze, e cila gjithmonë e më tepër po shkruan vazhdimisht për Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar patjetër.
Nën organizimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Londër paraqitën ofertat e tyre edhe 12 subjekte private ( tur operatore dhe agjenci turistike) ku përmenden.
1-Key Tours International
2-ATHS-DMC
3- Intours Albania
4-In Holiday
5-Albania Holidays
6-Sondor Travel
7-Europa Travel & Tours
8- Past & Present Journeys
9- Albtours d
10-London Travel
11-Albani Trip Travel Services
12-Incoming Albania
2-ATHS-DMC
3- Intours Albania
4-In Holiday
5-Albania Holidays
6-Sondor Travel
7-Europa Travel & Tours
8- Past & Present Journeys
9- Albtours d
10-London Travel
11-Albani Trip Travel Services
12-Incoming Albania
/f.nhttp://www.ata.gov.al/shqiperia-prezantohet-ne-panairin-world-trade-market-ne-londer-335786.html
Nessun commento:
Posta un commento