15 novembre 2015

Vjeshta “djeg” Thethin… koke kuqja e alpeve shqiptare ju fton te merrni pjese ne sfilaten Vjeshtë 2015


  • vjeshta11.jpg
  • vjeshta22.jpg
  • vjeshta3.jpg
  • vjeshta41.jpg
vjeshta4TIRANË, 13 Nëntor / ATSH- N. Lena/ – Të udhëtosh në Theth këto ditë fundvjeshte është një mrekulli. Lugina është e përflakur nga ngjyrat e saj dhe vizitorë të shumtë shkelin në tapetin e gjetheve vjeshtake. Ata vijnë këtu për turizmin e peisazhit, të bukurisë dhe qetësisë.
Era dimërore ka filluar të ndihet dukshëm nëpër pyje dhe më e cilësuar është në lartësitë e bjeshkëve të kësaj zone. Edhe pak ditë dhe do të mbërrije “mbreti“ i bardhësisë malore, dimri.
Mrekullia e krijuar nga zverdhja e gjetheve në pyjet e lartësive të Thethit, është befasuese. Kjo bën që në luginë dhe pyjet e lartësisë të ketë çdo ditë vizitorë të shumtë.
Thethi është i vizitueshëm në katër stinët. Në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e deborës dhe për lojrat aventureske, ndërsa vjeshta për kolorin befasues dhe begatinë në frutikulturë.vjeshta2
Turiste të shumtë ngjiten në këto lartësi pikërisht për këto vlera emocionale. Për një turizëm gjithëvjetor në këtë zonë tepër të lakmueshme për vizitorët, duhet menduar edhe për infrastrukturën rrugore, që le shumë për të dëshiruar për t’u ngjitur në Luginën e Thethit. /a.kehttp://www.ata.gov.al/vjeshta-prek-thethin-338758.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate