20 novembre 2015

AKB merr pjesë në forumin ndërkombëtar të Singaporit për turizmin


tare1TIRANË, 19 Nentor/ ATSH- N.Lena / – Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) po merr pjesë në forumin e radhës me temë “Krijimi i modeleve unike ku trashëgimia kulturore e lidhur me detin i shërben zhvillimit ekonomik dhe turizmit të komuniteteve”, që zhvillohet në Singapor, i organizuar nga Universiteti i Nanyang.
Ne kete aktivitet marrin pjese shumë vende të botës e midis tyre është përfaqësuar edhe Shqipëria me Drejtorin e AKB-së, Auron Tare.
Universiteti i Teknologjisë Nenyang Singapor, cilësohet si universiteti i 13-te në botë për nga cilësia e programeve ekuivalent me MIT në Masachuset. “Në Forum përfaqësohen disa emra të njohur të menaxhimit të bregdetit, te cilet sollën modele suksesi. Modeli i Butrintit, Ishulli i Sazanit, Via Egnatia dhe kërkimet nënujore në ujrat shqiptare, ishin prezantimi që për herë të parë në këtë forum aziatik prezantoi Shqipërinë”, beri te ditur për ATSH-në Auron Tare. /a.kehttp://www.ata.gov.al/akb-merr-pjese-ne-forumin-nderkombetar-te-singaporit-per-turizmin-341554.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate