TIRANË, 12 korrik/ATSH/- Fundjavën e kaluar, gjatë një udhëtimi jashtë qytetit, kisha mundësinë të kaloj disa orë në Shkodër, qytetin kryesor në veri të Shqipërisë.
Nuk ishte hera e parë që unë shkoja këtu. Vitin e kaluar, duke u kthyer nga udhëtimi në Mal të Zi, u ndala për të pirë një kafe në Shkodër dhe megjithëse kisha kaluar shumë pak kohë në qendrën historike, u befasova nga bukuria e saj dhe nga fakti që të gjithë këtu udhëtojnë me biçikletë nga njëra anë e qytetit në tjetrën. Fatkeqësisht, edhe në këtë rrethanë kam kaluar disa orë në qytet, por kam në plan të kthehem sa më parë që t’i kushtoj kohën që meriton.
Shkodra është një perlë, një përzierje e arkitekturës veneciane, austro-hungareze dhe natyrisht, ballkanike.
Kështu shkruan gazetarja dhe udhëtarja e njohur italiane, Francesca Masotti, në një artikull të publikuar në blogun e saj “Francesca on the top World”.
Kushdo që vendos të vizitojë Shkodrën duhet detyrimisht të kalojë në të ashtuquajturën Pedonalja. Është një rrugë e gjatë për këmbësorë, emri i së cilës është Rruga Kolë Idromeno (për nder të piktorit të madh shqiptar të lindur këtu), ku ndodhen ndërtesa të vogla me ngjyra (ajo e kuqja në fotografinë e hapjes është absolutisht e preferuar), shumë mirë të ruajtura që janë restorante, dyqane dhe madje edhe muzeu i vetëm fotografik në vend, Muzeun Marubi.
Për ata që nuk ishin në dijeni të historisë së Marubit dhe ishin të interesuar për të mësuar më shumë, këtu janë disa informacione të shkurtra: Pietro Marubbi ishte një artist italian dhe fotograf, i cili u arratis nga Italia për arsye politike dhe erdhi në Shkodër rreth mesit të ‘800-ës. Këtu, në dhomat ku ndodhet muzeu i çmuar, ai themeloi studion e parë të fotografisë në Shqipëri.
Pas një vizite në muze, gjëja më e mirë për të bërë në Shkodër është të kalosh në qendrën historike. Brenda pak metrash, ju mund të admironi ndërtesat kryesore fetare të qytetit, që është Xhamia e Madhe, Kisha Ortodokse dhe Kisha Françeskane.
Një nga karakteristikat kryesore të Shkodrës, si pjesa tjetër e Shqipërisë, është bashkëjetesa e feve, një bashkëjetesë që këtu, ndoshta, është edhe më e dukshme se në pjesën tjetër të vendit: të tre ndërtesat janë aq afër se duhet vetëm disa hapa për të lëvizur nga njëra në tjetrën.
Përveç xhamive, kishave, ndërtesave të braktisura, ndërtesave historike të rikonstruktura, në Shkodër, kam vërejtur grafite interesante të fshehura në rrugët e pasme të qytetit, duke përfshirë veprat e artistit të rrugës Diver Santi dhe punëve të tjera pranë Hostel Wanderers.
Shkodra ka disa pika të forta: përveç se ka një qytet të bukur të vjetër dhe një nga kështjellat më të mëdha në Ballkan, qyteti është shumë afër liqenit me të njëjtin emër, në Mal të Zi dhe është pika fillestare për të eksploruar veriun.
Shpresoj të kthehem së shpejti për një aventurë të re dhe zbavitëse! /k.s//m.m/
Nessun commento:
Posta un commento