TIRANË,17 Korrik / ATSH / – Personeli i Ambasadës Austriake e kaloi fundjavën në natyrën e bukur të Parkut Kombëtar të Qafë-Shtamës. Ata u pritën në hyrje të parkut nga të rinj të “Smile Albania”dhe specialistë të natyrës në Bashkinë e Krujës që prezantuan te vizitorët historikun e këtij parku,vlerat e tij natyrore dhe kulturore, ato kurative dhe kulinarinë e veçantë të zonës. Ekipi i Ambasadës, shoqëruar nga udhërrëfyes vendas shëtitën në pyjet me pisha të parkut, në shpatet malore, u argëtuan në barin e lëndinave dhe vlerësuan ujin e veçantë të kroit të “Nënës Mretneshë”. Në përfundim të piknikut, ata lanë përshtypjet më të mira pranë udhërrëfyesve të Bashkisë Krujë që i shoqëruan.
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento