TIRANË, 2 korrik /ATSH/ – Një pikë informacioni për udhëtarët e kroçerave dhe jahteve do të funksionojë gjatë gjithë sezonit turistik në portin e Durrësit.
Gjithçka është instaluar në sheshin pranë Drejtorisë Ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës (APD), në kuadër të një projekti që mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Bashkë me Info-point turistik, një instalacion me çadra shumëngjyrëshe do t’i urojë simbolikisht mirëseardhjen me “1000 buzëqeshje për turistët e huaj”, që zgjedhin të vizitojnë Durrësin dhe qytetet historikë të vendit. /e.malaj/ /a.g/
Nessun commento:
Posta un commento