05 dicembre 2015

Vermoshi dhe Lepusha, perlat e bukurisë së Kelmendit. Atraksion per tu vizituar kete dimer 2015-2016


lepushaTIRANË,4 Dhjetor / ATSH N.Lena/.- Janë fshatra në komunën Kelmend në rrethin e Malësisë së Madhe të Shqipërisë.
Emri Lepushë rrjedh nga një bimë barishtore me lule të verdha, që quhet Lepushtra, që rritet me shumicë në fshat. Fshati ka kater grupime shtëpish, që shtrihen në dy pellgje ujëmbledhëse: në atë të Vermoshit dhe në atë të Cemit, në lartësinë mbi 1260 m. Lepusha vlerësohet si bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare. Male të larta me bllokun shkëmborë të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe mallet përreth. Shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyje e dendur që harbojnë gjat stinës së verës. Fshati laget përherë nga përroi i quajtur Sheu i Lepushës. Bie kaq shume borë në dimër, saqë trashësia e saj ka arritur edhe 4 metra, më e larta në vendbanimet shqiptare. Banorët e parë u vendosën në Lepushë në fillim të shekullit të XX. Ata erdhën nga Vukli dhe Nikçi. Dega kryesore e ekonomisë është blegtoria dhe pak bujqësi me kulturë pataten. Përpunimi artizanal i drurit është një lepusha2tjetër burim ndihmës për ekonominë e banorëve.Sëfundmi si ekonomi ndihmëse ka filluar edhe turizmi sidomos në stinën e verës.
Në Lepushë gjenden njësi tregtimi dhe shkolla 8-vjeçare. Lepusha ka qenë një vend i rëndësishëm për kuvendet e mbarë kelmendasve dhe për festimin e përvitshëm të Shën Prendes (Logu bjeshkëve) . Lepusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për zhvillimin e turizmit malor për alpinizëm, rrëshqitje mbi borë, për njohjen e florës, gjuetinë e kafshëve të egra dhe kulinarinë tradicionale të zonës.Kjo zonë edhe në dimër tërheq mjaft vizitore e turistë të huaj .Janë kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore,aventurën,sportet e borës dhe natyralistët.
/f.nhttp://www.ata.gov.al/vermoshi-dhe-lepusha-perlat-e-bukurise-se-kelmendit-348480.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate