TIRANË, 14 Dhjetor / ATSH / – Administrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Elbasanit po bën përpjekje që Parkun Kombëtar Shebenikë-Jabllanicë ta radhisë në zonat më të frekuentuara nga vizitorët vendas e të huaj.
Tashmë ky park është kthyer në një atraksion turistik, por ideja e zhvillimit të turizmit familjarë në këtë zonë, ka bërë që AdZM e Elbasanit, në bashkëpunim me organizatat jofitimprurëse të Bashkisë së Librazhdit, të organizojnë një takim për shkëmbim eksperiencash për zhvillimin e turizmit familjar në këto zona si dhe në Voskopojë. Në këtë takim morën pjesë ambientalistë, përfaqësues të grupeve të interesit, banorë të Parkut Kombëtar Shebenik -Jabllanicë./m.mhttp://www.ata.gov.al/turizmi-familjar-shtrihet-edhe-ne-parkun-kombetar-shebenike-jabllanice-352006.html
Nessun commento:
Posta un commento