
Në fjalën e tyre, drejtues dhe administrator të lagunës bënë një historik të shkurtër të ekzistencës së saj dhe rolin që ka ajo në ekosistemin e zonës.
Kompleksi Ligatinor i Patokut përfaqëson një nga bukuritë natyrore më interesante të këtij bregu. I ndodhur ndërmjet Lumit Mat në Veri dhe Lumit Ishëm në Jug, ky kompleks përfshin një llojshmëri të lartë habitatesh.
Kjo zonë karakterizohet nga një dinamizëm i lartë gjeomorfologjik. Zhvillimi I saj ka kaluar 4 faza, të cilat korrespondojnë me formimin e 4 lagunave, të ndara nga kordonë litoral.

Laguna e katërt është Laguna aktuale e Patokut. Një lagune e pestë (laguna e jashtme aktuale) është në një proҫes formimi aktiv, e influencuar edhe nga një zhvillim i shpejtë i kordonit litoral në pjesën perëndimore.
E gjithë zona është e rrafshët dhe karakterizohet nga një zhvillim intensiv tektonik dhe ujëra të shumtë nëntokësore. Procesi natyror i zhvillimit të lagunës i detyrohet 3 faktorëve kryesore: rrëgjimit të Lumit Ishëm, rrëgjimit të Lumit Mat dhe rrëgjimit talasografik.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, aktivitetet njerëzore kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimet e këtij ekosistemi nëpërmjet drenazhimeve, ndërtimit të digave, shpyllëzimeve etj.

Në dy vitet e moratoriumit të gjuetisë, shpendët janë kthyer në habitatin e tyre dhe kanë filluar të shumohen me shpejtësi.
Laguna e Patokut tashme eshte kthyer ne nje atraksion turistik nga vizitoret vendas dhe te huaj./a.ghttp://www.ata.gov.al/festohet-dita-e-lagunes-se-patokut-ne-lezhe-351711.html
Nessun commento:
Posta un commento