14 dicembre 2015

Standardizimi i guidave turistike, për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri


Zhvillohet konferenca e II-të Kombëtare e Guidave Turistike me temë “Standardizimi i guidave turistike për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri”
20151211_120325_resized_1TIRANË, 11 Dhjetor /ATSH/ -Projekti Risi Albania, i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë, MZHETTS,  Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Shoqata Kombëtare e Guidave Turistike në Shqipëri (NATGA), zhvilluan sot në Tiranë konferencën e II-të Kombëtare e Guidave Turistike me temë “Standardizimi i guidave turistike për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri”.
Diskutimet e konferencës u përqendruan në certifikimin dhe standardizmin e guidave turistike, proces që për herë të parë do të ketë një bazë ligjore.
I pranishëm në këtë aktivitet, Zv.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ervin Mete, theksoi rëndësinë e certifikimit të guidave turistike. “Kemi nevojë për profesionalizëm sa i përket informacionit që jepet, mënyrën se si ai përçohet, etikës në trajtimin e këtij informacioni por dhe etikës dhe kujdesit në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit e trashëgimisë kulturore apo historike”.
Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit Sonia Popa tha se “në këtë situatë pozitive për zhvillimin e turizmit, bëhet imperative nevoja për të konsoliduar figurën e udhërrëfyesit turistik, duke e shndërruar atë nga një shoqërues të thjeshtë apo lider grupi, në një udhërrëfyes profesional, i cili jep informacione objektive për vendin, ofron njohuri të gjera, i shton vizitës/udhëtimit elementin e emocionit dhe të eksperiencës së drejtpërdrejtë, shërben si një urë kulturore midis turistit dhe vendit tonë”. /b.k/ /a.ghttp://www.ata.gov.al/standardizimi-i-guidave-turistike-per-nje-zhvillim-te-qendrueshem-te-turizmit-ne-shqiperi-351466.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate