16 dicembre 2015

Bizë-Martaneshi, një zonë që po kthehet në një atraksion turistik


biza1TIRANË,16 Dhjetor/ ATSH-N.Lena/ – Biza është ndër zonat më të reja të shpallura në mbrojtje nga qeveria shqiptare në vitin 2007.
Kjo zonë kufizohet ngushtë me Parkun Kombëtar të Dajtit dhe Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës, që ndodhen më në veriperëndim, duke qenë vazhdim natyror i njëri-tjetrit.
Peisazhi i mbrojtur i malit me gropa, Bizë-Martanesh ka sipërfaqe të gjerë ku përfshihen rreth183 km2 pyje, ripyllëzime, pyje të rrallë ose tokë me bimësi pyjore dhe pemëtore, kullota, livadhe me bimësi kullotore.
Veç të tjerash kjo zonë së fundmi është kthyer edhe në një atraksion për vizitorët dhe turistët e shumtë që pëlqejnë shëtitjet në natyrë në periudhën e verës dhe ecjen në borë në periudhën dimërore.
Mundësia për të vizituar këtë zonë është e mundëshme nëpërmjet rrugëve automobilistike që e lidhin me Tiranën duke zbritur nga Qafa e Murrizës, Guri i Bardhë dhe Kroi i Ftohtë.biza2
Ndërsa për këmbësorët kalohet nga Qafa e Drerit, livadhet e Kolgrekut, vijon drejt qafës së Prevallit, tek Ujëvara e Zallit të Vardarit, fushat e Palemit, Rrahi i Hasramës, Maja e Sadokut, shpati i Skorës, ndjek Rrugën e Rinisë, deri tek Guri i Muzhaqit.
Kjo zonë ka shumë shtigje e gryka interesante që emërtohen sipas ngjarjeve dhe bëmave.
Agjenci të ndryshme turistike organizojnë guida të shumta në këto anë për bukuritë natyrore, historinë ,kulturën e zonës si dhe ushqimi karakteristik i krahinës.
Zona e Bizës ka një terren tepër të thyer dhe në dimër zotërohet nga reshjet e borës.
Kjo e bënë tepër të veçantë dhe tërheqëse për periudhën dimërore. /a.ghttp://www.ata.gov.al/bize-martaneshi-nje-zone-qe-po-kthehet-ne-nje-atraksion-turistik-352806.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate