
Të kalosh festat e fundvitit në Dardhë apo Voskopojë, veçanërisht Krishtlindjen kushton më pak se në Mavrovë apo në Kolashin, por ajo që i mban larg shqiptarët nga frekuentimi masiv i tyre janë disa kufizimeve si, infrastruktura rrugore, energjia elektrike apo dhe shërbimi i urgjencës.
Ndërkohë qarku i Korçës, është shndërruar në destinacionin kryesor të vizitorëve këtë periudhë të vitit. Të shumtë janë pushuesit që kanë prenotuar nëpër bujtinat apo hotelet e rajonit juglindor, për të kaluar aty krishtlindjen apo ndërrimin e viteve. Kushtet klimetarike dhe shërbimi i ofruar nga bujtinat dhe hotelet, besnike të traditave, kanë tërhequr çdo vit e më shumë vizitorë.
Sipas pronareve te bujtinave këtë periudhë të vitit, prenotimet thuajse kanë përfunduar. Duke parë interesin në rritje të vizitorëve, por edhe perspektiven e zhvillimit turistik, vendorët do investojnë në rritjen e kapaciteteve akomoduese, si edhe për përmirësimin e infrastrukturës. Më të preferuara për vizitorët mbeten bujtinat, në Korçë dhe në fshatrat e Voskopojës, Dardhës apo Pustecit.
Agjencitë turistike ofrojnë akomodim disa ditor në Dardhë për paketa që fillojnë nga 7080 euro për person. Mund të zgjidhni si destinacion edhe Razmën, ku mund të gjeni oferta që nisin nga 35 euro për person.
Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është gjithashtu një tjetër arsye që i nxit turistët të zgjedhin për të udhëtuar drejt këtyre destinacioneve. /Monitor/ - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/turizmi-i-brendshem-festat-ne-dardhe-e-velipoje-por-pak-argetim-334070.html#sthash.K0j7TFGb.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento