
Autoritetet lokale të këtij qyteti u përfaqësuan me Nicoleta Mantovani, Nënkryetare e Marredhënieve dhe e Bashkëpunimeve me Jashtë e njëkohësisht e njohur në botën e artit e veja e tenorit me famë botërore Luciano Pavaroti.
Përgjatë bisedimeve u trajtua gjërësisht tema se si Shqipëria turistike të promovohet në mënyrën e duhur , duke qenë se vendi ynë megjithëse fqinjë me Italinë, njihet shumë pak përsa i takon këtij sektori.
Gjithashtu, në takim u ra dakort që të shfrytëzohet binjakëzimi i qytetit të Firencës me Tiranën me qëllim promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik ende i pazbuluar.
Po në kuadër të këtij binjakëzimi u diskutuan projektet e përbashkëta ndërmjet AKT-së dhe qytetit të Firencës që do të mund përçojnë kulturën dhe potencialet turistike që mbart vendi ynë.
Në fund të takimit Znj. Dhame i dhuroi Znj. Mantovani albumin fotografik me peisazhe te ndryshme nga Shqipëria. /a.ke/http://www.ata.gov.al/turizmi-shqiptar-promovim-ne-firence-te-italise-201735.html
Nessun commento:
Posta un commento