Shumë qytetarë kanë zgjedhur bunkerin e nëndheshëm për të vizituar gjatë festës së Krishtlindjeve por edhe në ditët e fundit të vitit 2014.

106 dhomat e Bunk’Art dëshmojnë për historinë e një kohe të shkuar të komunizmit që shumë nga të rinjtë që e vizitojnë bunkerin e nëndheshëm nuk e njohim.

Dhomat e udhëheqësve të diktaturës, dokumentet dhe fotot e vjetra si dhe instilacionet artistike, plot fantazi dhe simbolikë, kanë bërë që Bunk’Art për më shumë se një muaj që nga hapja e tij më 22 nëntor të jetë një nga vendet më të frekuentuara.

Bunkeri i nëndheshëm do të qëndrojë i hapur deri në fund të muajit dhjetor, për tu hapur sërish për turistët e huaj dhe vizitorët e shumtë të të gjitha moshave gjatë muajit janar.
https://www.youtube.com/watch?v=p8jWnhBEmMA

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/bunk--39-art-destinacioni-m--i-preferuar-edhe-gjat--festave-262338.html#sthash.VfJhiftD.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento