12 dicembre 2014

Rehabilitohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, i harruar prej 20 vjetësh

DURRES - Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të ofrohet së shpejti për vizitorët vendas dhe të huaj, si një thesar tërësisht i rehabilituar. Kryeministri Rama ka parë nga afër ecurinë e punimeve qw po bëhet aktualisht për muzealizimin e tij, restaurimin e objekteve arkeologjike dhe ekspozimin e tyre. 

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se me një fond tepër modest ka filluar restaurimi i të gjitha objekteve që nuk ishin prekur që nga vitet 1950, kur është bërë gërmimi i tyre. 

Më shumë se 2400 objekte do të ekspozohen në ndriçim modern, me ekspozitorë krejt të rinj, punuar dhe drejtuar nga specialistët tanë. Muzeu do të jetë një  nga atraksionet  e rëndësishme sepse do të jetë pjesë e një itinerari që po ndërtojmë me amfiteatrin e Durrësit, i cili dhe ai i është nënshtruar një restaurimi dhe ndriçimi të ri dhe do të vazhdojmë me rehabilitimin e arenës së brendshme” tha Kumbaro.

muzeu arkeologjik durres

Ndërsa Drejtoresha e muzealizimit Edlira Çaushi, informoi se Laboratori për konsvervimin e objekteve arkeologjike është zhvendosur që prej muajit mars në mjediset e Muzeut dhe se shumë shpjet pritet të hapet kati i parë i Muzeut. 
 
Puna ka qënë vërtetë intensive. Ne kemi ardhur këtu që në muajin mars, jemi zhvendosur këtu dhe kemi konservuar të gjitha objektet që do të ekspozohen në katin  e  parë të ndërtesës. Kemi përfunduar me konservimin e objekteve dhe do të procedojmë me vendosjen nëpër vitrina. Pjesa e madhe  e punës ka përfunduar, një pjesë e vogël mbetet për ta mbyllur sa më shpejt.” - u shpreh zonja Çaushi.
 
Drejtoresha Çaushi shpjegoi se gjendja e mëparshme  e konservimit të objekteve ishte shumë e rëndë, pasi kishin pësuar dëmtime të shumta edhe nga punimet e rikonstruksionit të kryera më parë.

muzeu arkeologjik durres

Duke e vlerësuar Muzeun, si një prej aseteve më të mëdha të qytetit të Durrësit, kryetari i Bashkisë Vangjel Dako, tha se Bashkia ka ofruar angazhimin maksimal për ta shndërruar atë një destinacion të rëndësishëm kulturor për turistët e vizitorët. 
 
Po presim me padurim përfundimin e punimeve, pasi Muzeu është aseti më i madh që qyteti i Durrësit ka. Është një pikë shumë  e rëndësishme, pasi kushdo që viziton Durrësin, viziton edhe këtë Muze  bën pjese na atraksionin turistik të qytetit të Durrësit. Prandaj jemi shumë të motivuar që punimet të përfundojnë sa më shpejt. Kemi vënë edhe kontributin tonë si bashki për rikualifikimin  e hapësirës jashtë Muzeut. Për pothuajse 20 vite nuk kishte vënë dorë askush,” tha Kryetari i Bashkisë Durrës.  
 
muzeu arkeologjik durres

Dako tha se nga dita në ditë, Durrësi po ofron një panoramë krejt të re, një transformim në të gjitha aspektet. “Unë i ftoj të gjithë qytetarët që të vijnë ta vizitojnë këtë qytet. Jam i bindur se do të shohin një qytet të transformuar jo vetëm Muzeun, por edhe për punët publike që ne jemi duke kryer në qytet dhe sidomos vizitorët nga Kosova dhe Maqedonia që kanë ardhur dhe vitet e tjera , do të shikojnë këtë vit një qytet tjetër të transformuar.”

Në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, është bërë rikualifikimi i hapësirës së jashtme të Muzeut, përsa i përket kanalizimeve, drenazhimit dhe ndriçimit të saj.  
 
Ky muze qëndronte i mbyllur prej katë vjetësh dhe rikonstruksioni i nisur në 2010 me një fond prej 1 milionë e 200 mijë dollarësh, i cili u mbyll nga ministria e Kulturës në fund të 2013. Menjëherë pas përfundimit të rikonstruksionit, filloi puna për muzealizimin e tij.

muzeu arkeologjik durres

Thesari arkeologjik i Durrësit po ridel në dritë pas 20 vjetësh
Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social “Twitter” dy foto nga thesari arkeologjik i Durrësit, duke u shprehur se pas 20 vjetësh rrënim deri në mbyllje e braktisje, po ridel në dritë ky thesar fantastik.

 “Pas 20 vjetësh rrënim deri në mbyllje e braktisje po ridel në dritë thesari fantastik arkeologjik i Durrësit”, shkruan Kryeministri Rama

muzeu arkeologjik durres
muzeu arkeologjik durres

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/rehabilitohet-muzeu-arkeologjik-i-durr-sit-i-harruar-prej-20-vjet-sh-257647.html#sthash.PU7AFj03.dpuf...

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate