KORÇË -Janë hapur mbrëmjen e Krishtlindjeve në Korçë, Pista e Patinazhit dhe Kulla Panoramike, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve dhe turistëve të huaj.
Të shumtë kanë qënë dashamirët e patinazhit, kryesisht të rinj e fëmijë, që kanë nisur të rrëshqasin dhe të tregojnë talentin e vallëzimit mbi akull përballë të tjerëve. Shumë të tjerë nuk kanë përtuar t’i ngjiten Kullës, për të marrë pamjet e mrekullueshme të Korçës së ndriçuar kudo për festa.
(ar.sh/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento