22 dicembre 2014

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, projekte për plazhet tona

plazhetTIRANË, 22 Dhjetor / ATSH / –  Agjencia Kombetare e Bregdetit bënë publik një nga variantet  që do të rregullojë vijën bregdetare në “Gjirin e Lalëzit”, një plazh mjaft i preferuar dhe i frekuentuar kohët e fundit.
Agjencia Kombetare e Bregdetit shumë shpejt fillon debatin publik mbi planifikimet e plazheve shqiptare. Planifikimi i kësaj zone përfshin plazhet publike, plazhet me koncesion, zonat e mbrojtura, zonat mbrapa plazheve etj. “Ne mendojmë se një planifikim perfekt i zonës së plazheve do të fillojë mirmenaxhimin e këtij aseti të rëndësishëm publik. Theksojmë se vija bregdetare është  e gjitha aset publik. Plazhet janë pronë shtetërore të cilat mund të jepen me koncesion sipas kushteve dhe standardeve të përcaktuara nga shteti”, shprehet Drejtori i kësaj Agjencie, Auron Tare.http://www.ata.gov.al/agjencia-kombetare-e-bregdetit-projekte-per-plazhet-tona-206764.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate