TIRANË, 14 Qershor /ATSH/ -Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Gentian Këri, u zhvillua takimi i radhës i Task Forcës për Turizmin.
Në mbledhje u disktua mbi marrjen e masave përgjatë sezonit turistik 2017. Këri konfirmoi se grupi i punës në ditët e ardhshme do të kryejë dy kontrolle në stacionet e plazheve: kontrolli i parë nga data 27 Qershor deri në 04 Korrik 2017 dhe kontrolli i dytë nga data 31 Korrik deri në 04 Gusht 2017.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, tha se janë hapur 2 Info Pointe të reja në qytetin e Vlorës, ndërkohë që vijon bashkëpunimi me njësitë vendore, shoqata, institucione qëndrore dhe lokale për bashkëorganizime të eventeve të ndryshme me qëllim promovimin e turizmit.
Përfaqësuesja nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Gentiana Troplini, tha se AKB është gjithë kohën në terren për monitorimin e problematikave dhe zhvillimeve që konstatohen çdo ditë. Konstatimet përcillen më pas drejt institucioneve kompetente për të ndërhyrë në terren.
“Bashkive Bregdetare iu është kërkuar të plotësojnë detyrimet e tyre për mbarëvajtjen e sezonit turistik që burojnë nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 369, datë 18.5.2016 Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
Specialistët e degëve rajonale të AKB-së, mbajnë gjithashtu kontakt të vazhdueshëm me strukturat përkatëse pranë bashkive, që janë ngarkuar për ndjekjen e sezonit turistik veror 2017”- tha Troplini.
Specialistët e degëve rajonale të AKB-së, mbajnë gjithashtu kontakt të vazhdueshëm me strukturat përkatëse pranë bashkive, që janë ngarkuar për ndjekjen e sezonit turistik veror 2017”- tha Troplini.
Edhe nga Policia e Shtetit është ngritur dhe funksionon grupi i punës për hartimin e Programit të Punës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, nr. 2469, datë 04.04.2017, “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike dhe plazhe, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe menaxhimin e hyrje/daljeve në kufi, gjatë sezonit turistik verore 2017”. Përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, tha se janë përcaktuar detyrat për të gjitha strukturat policore, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe është shtuar numri i sporteleve dhe personelit policor në PKK (hyrje-dalje), me qëllim krijimin e lehtësirave për grupet e turistëve që frekuentojnë vendin tonë.
Dervishaj tha se janë ngritur dhe 4 stacione provizore për sigurinë publike konkretisht në zonat: Theth, Valbonë, Gjiri i Lalëzit dhe Ksamil.
Ndërkaq, Kujtim Bebja nga Inspektoriati Shteteror i Mjedisit dhe Pyjeve, tha se ka filluar inspektimi i të gjithave njësive të qeverisjes vendore për vend-depozitimet e mbetjeve urbane dhe pastrimin e territorit në të gjithë vijën bregdetare. “Gjatë këtyre muajve do të inspektohen subjektet akomoduese, subjektet turistike dhe ato të shërbimit të ushqimit të përgatitur (restorante, piceri, fast-food etj.), si dhe në të gjitha subjektet përgjatë gjithë vijës bregdetare”, theksoi Bebja.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Kozeta Angjeliu, tha se janë marrë masat për zgjatjen e orareve të vizitave në muze dhe parqe kombëtare. Orari i vizitave nisin nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të darkës, duke përfshirë fundjavat dhe ditët e festave.
Dollani tha më tej se është publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës kalendari, i cili azhornohet vazhdimisht bazuar në informacionet që dërgohen nga bashkitë për aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen gjatë sezonit turistik.
Dollani tha më tej se është publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës kalendari, i cili azhornohet vazhdimisht bazuar në informacionet që dërgohen nga bashkitë për aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen gjatë sezonit turistik.
Përfaqësuesi nga Ministria e Shëndetësisë, Erol Çomo, informoi mbi riaktivizimin e numrave të emergjencës në vendet turistike për çdo problem shëndetësor që pushuesit do të hasin gjatë sezonit, ndërsa ngriti shqetësimin e mbipopullimit të pishinave me pushues.
Zv.Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Elisabeta Katiaj gjatë diskutimeve në tryezë pohoi se janë ngritur strukturat e hetimit të ndara në rajone, konkretisht rajoni verior, qendror dhe jugor. Nga 1 korriku-, tha ajo, do të fillojë zbatimi i planit të masave zyrtare ku drejtoritë rajonale do të jenë në terren për verifikime konkrete.
Në përfundim të takimit Këri falënderoi pjesëmarrësit për raportimin e deritanishëm të institucioneve të përfshira në këtë grup, dhe kërkoi përmbushjen e të gjitha masave që duhet të marrë secili institucion apo agjenci në nivel qendror dhe lokal. /gj.m/f.n/
https://www.ata.gov.al/mblidhet-ne-mzhetts-task-forca-per-turizmin/
Nessun commento:
Posta un commento