01 giugno 2017

Ekosistemet detare dhe vlera e tyre ekonomike për komunitetin që jeton në afërsi të tyre

TIRANË, 30 Maj / ATSH / – Në rrethin e Vlorës  gjendet i  vetmin Park Kombëtar Detar, ai i  “Karaburun Sazani-it”, i cili ofron vlera të jashtëzakonshme natyrore por edhe turistike.
Një ndër pasuritë më të mëdha të këtij parku janë ekosistemet e livadheve të Posidonia-s (Posidonia oceanica), të cilat shërbejnë si strehë e shumë gjallesave detare, pjesë e listës së kuqe apo specieve të rrezikuara me interes ndërkombëtar.
Nga ana tjetër ky park ofron mundësi për zhvillim turistik të qëndrueshëm duke mundësuar aktivitete turistike të cilat nuk kanë impakt negativ në mjedis.
Në kuadër të promovimit dhe zhvillimit të modeleve turistike të qëndrueshme, si dhe në kuadër të lëvizjes ndërkombëtare të mbështetur
nga Kombet e Bashkuara mbi zhvillimin e qëndrueshëm (The ocean conference 2017).
AdZM Vlorë këtë javë ka zhvilluar një aktivitet zhytje në gjirin e Varkave, në të cilin ishin pjesëmarrës operatorë turistik, përfaqësues së Bashkisë Vlorë dhe Ministrisë së Turizmit.
Çdo aktivitet i mundshëm detar në këtë zonë zhvillohet me lejen dhe konsulencën e specialistëve që kanë nën mbikqyrje këtë Zonë të Mbrojtur. /n.l//a.g/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate