TIRANË, 26 Qershor / ATSH-N.Lena/ – Gjinari është një zonë turistike jo vetëm pranë Elbasanit, por edhe Tiranës. Kjo fundjavë ishte e ngarkur me ngjarje të veçanta si, votimet për Kuvendin e ri të Shqipërisë, por përkoi edhe me Fiter Bajramin për besimtarët myslimanë.
Përsëri e diela gjeti shumë vizitorë në Gjinar.
Këtë pikë turistike të vizitueshme, 70 km. rrugë e ndajnë nga kryeqyteti dhe ajo është një rrugë mjaft e mirë, e asfaltuar dhe me tabela orientuese për shoferët.
Aty shkojnë jo vetëm elbasanasit, por dhe turistë vendas nga Tirana, Durrësi, Lushnja e Berati dhe mjaft turistë të huaj bëhen kurioz për këtë pikë turistike.

Kjo zonë me pishat e larta dhe me ajër të pastër, përbën një dëshirë më vete për ta frekuentuar. Liqenet e vegjël, uji i kthjellët dhe dëbora në dimër, përbëjnë më tepër se një zonë turistike.
Asfaltimi i rrugës automobilistike ka bërë që kjo zonë dhe ky fshat të futen në zonat më të preferuara turistike të zonës së Elbasanit dhe Shqipërisë.
Kjo pikë turistike është e frekuentuar gjatë gjithë stinëve të vitit, por më tepër në ditët e nxehta të verës dhe në ato me borë.
Gjinari si pikë turistike, është njohur që në kohën e Zogut, por më shumë në vitet e regjimit socialist, ishte një ndër pikat më të preferuara malore ku ishin ndërthurur bukuritë e natyrës me dëshmitë e historisë së zonës.
E veçanta e Gjinarit është se ai dallon për nga klima dhe resurset e veta natyrore, duke të ofruar një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër.
Krahas kënaqësisë, kur shkel në këto anë, një vlerë jashtëzakonisht të madhe ka Gjinari edhe si zonë kurative, sidomos për sëmundjet e mushkërive. Ajri këtu është i pastër e plot oksigjen.
Gjinari dhe zona e Shpatit,veç natyrës së bukur, ka dhe një histori interesante të kulturës dhe traditës sonë.
Krahina e Shpatit ka patur lulëzimin e saj më të madh në Mesjetë.
E dëshmojnë këtë jo vetëm numri i madh i objekteve të kultit, por edhe i kujdesit për to.

Kështu kisha e Shën Kollit në Shelcan është pikturuar nga Onufri në vitin 1554. Piktura të tij ka edhe në kishën e Shënepremtes në Valësh, ku një faqe muri është e Onufrit.
Në mur, pikturat shoqërohen me shkrime bizantine të asaj kohe.
Kostandini u martirizua nga forcat osmane me prerje të kokës për idetë e tija përparimtare.
Dje në Gjinar, megjithëse ishte një ditë votimesh dhe një ditë e shenjtë si Fiter Bajrami, përsëri pashë shumë familjarë të ardhur nga Elbasani, Tirana, Kavaja, dëgjova të flitej në dialektin shkodran, lushnjar, grupe të organizuara që vinin me
linja të guidave turistike etj.
linja të guidave turistike etj.
Kishte edhe disa të huaj që komunikonin anglisht me personelin e shërbimit, pyesnin për gatimin, specialitetet vendase, rrugët, liqenet dhe jetën që bënte komuniteti i zonës.
Një zonjë që vinte nga Gjermania, bëhej kurioze se si piqej mishi i qengjit në hell apo në disa metoda të tjera me furrë dheu që praktikonte lokali. Rakia e kumbullës dhe vera, ishin produkte të vetë banorëve aty.
Aty, turizmi ishte kthyer në një biznes për produktet bujqësore dhe blegtorale.
Një mrekulli natyrore dhe historike pranë Tiranës, që duhet shfrytëzuar për fundjavat.
Ka natyrë të gjelbër, ajër të pastër, histori, kuriozitete, sporte alpine dhe një gastronomi bio për ta patur zili. /m.m//a.ke/
https://www.ata.gov.al/gjinari-mbetet-nje-destinacion-i-perhershem-per-turizmin-natyror-dhe-historik/

TIRANE, 19 Qershor/ATSH/- Shqipëria nuk mund të krenohet vetëm me bregdetin e bukur, qytetet historike, apo edhe Tiranën. Tashmë edhe fshatrat e saj janë shumë atraktive për turistët.
TIRANE, 22 Qershor /ATSH/- Qyteti i Vlorës, një prej zonave më të bukura të bregdetit në jug të vendit, është përfshirë vitet e fundit në një seri investimesh që synojnë përmirësimin e infrastrukturës në funksion të zhvillimit të turizmit.



TIRANË, 14 Qershor/ ATSH- Nikolla Lena/- Ndodhet pranë Tiranës, me një rrugë automobilistike që ke dëshirë të udhëtosh, me një peizazh natyrorë rreth saj që të befason me gjelbërimin dhe bukuritë natyrore dhe kur kalon Cërrikun, fillon vërtet ajo që ju kërkoni.
gjeografike shqiptare.
TIRANË, 14 Qershor /ATSH/ -Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Gentian Këri, u zhvillua takimi i radhës i Task Forcës për Turizmin.
Dervishaj tha se janë ngritur dhe 4 stacione provizore për sigurinë publike konkretisht në zonat: Theth, Valbonë, Gjiri i Lalëzit dhe Ksamil.
TIRANË, 16 Qershor /ATSH-Nikolla Lena/.- Një nga objektet historike dhe të kultit më të vizitueshëm në vendin tonë është edhe Manastiri i Ardenicës. Ky objekt i rëndësishëm kulti, por edhe misticizmi, ngrihet në një vend dominues në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë e 200 m mbi nivelin e detit në rrethin e Lushnjes.
vendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë.
Aty kanë derdhur talentin e tyre ikonografët: Kosta dhe Athanas Korçari, të cilët kanë pikturuar në afresk si dhe muzikanti i shquar i shekullit te 12 –te, Jan Kukuzeli, me origjinë nga Durrësi, i cili konsiderohet edhe si krijuesi i liturgjisë kishtare bizantine.
Ky manastir sot është jo vetëm një objekt kulti për besimtarët ortodokse të zonës, por është dhe një atraksion turistik për vizitorët kuriozë të historisë dhe të monumenteve të kulturës.
Nën këmbët e këtij manastiri nuk shtrihen vetëm peisazhet natyrore, por edhe një qendër e banuar që në lashtësi, ku sot mund të shikosh mbetjet e mureve dhe të varrezave të lashta.