
Është e bukur në pranverë ku natyra, gjelbërimi dhe ngjyrat e stinës bëhen bashkë për të krijuar tablo natyrore mjaft piktoreske, në verë kur temperaturat janë ideale për të larguar të nxehtin dhe kaosin e qyteteve të mëdha; në vjeshtë ku e kaltra e qiellit, përzihet me ngjyrën e kuqërreme të gjetheve dhe të gjelbrën e barit mbi lëndina; në dimër me bardhësinë dhe mundësinë për të ushtruar sportet dimërore. Djep i kulturës bizantine ndër shekuj, plot histori e trashëgimi monumentale, kulturë, art, ashtu siç tregohet nga historia ka qenë një qytet i banuar që nga vitit 1330 që arriti kulmin e lulëzimit në 1764, kur kishte më shumë se 30.000

Shërbeu si urë lidhëse midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e pati në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916.
Sot ruan ende vlera të mëdha të artit mesjetar dhe copëza të shkëlqimit të dikurshëm me Kishën e Shën Athanasit dhe Manastirin e famshëm të Shën Prodhromit.
E para, që dikur ka shërbyer edhe si varrezë e qytetit, është kisha e katërt e të njëjtit tip, bazilikë me mbulesa të kurbëzuara, e ndërtuar në Voskopojë gjatë viteve 1721-1724.

Gjen aty një pistë skish për dimër, ajër të pastër, mikpritje, çmime konkurruese dhe ushqim të shkëlqyer. Eshtë vendi ideal për zhvillimin e turizmit malor dhe llojeve të tjera të sporteve verore dhe dimërore.
Pasi të keni vizituar objektet e famshme të artit bizantin që ruajnë ende vlera të rralla e të papërsërishme, mund të shijoni gastronominë tradicionale të zonës duke patur në krye të tryezës lakrorin e famshëm. Në Voskopojë i gjen të gjitha!/m.m/https://www.ata.gov.al/voskopoja-e-bukur-ne-te-kater-stinet/
Nessun commento:
Posta un commento