
Tiranasit kanë dhe një alternativë më të afër dhe tepër argëtuese: Kanionet e Erzenit.
Jo larg Tiranës, rreth 20 km. prej saj, gjendet një nga perlat e natyrës së egër shqiptare: Kanionet e Erzenit ku përfshihen Syri i Kaltër ose i “Qiklopit” dhe Shpella e Pëllumbasit, një banesë e hershme e epokës së neolitit, e deri te periudha e bronzit dhe hekurit.
E njohur ndryshe edhe me emrin Shpella e Zezë, Shpella e Pëllumbasit është një nga 6 shpellat e rralla karstike që gjenden në Evropë, duke paraqitur vlera shkencore, arkeologjike, kulturore dhe turistike për gjithë vizitorët e saj.

Në rrjedhën e Lumit Erzen, ndodhen edhe kanionet e rrëmbyer që sot po shfrytëzohen nga turistët për të ushtruar sportet e ujit.
Uji i këtij lumi që rrjedh në një terren shkëmbor gjatë shekujve ka krijuar kanione spektakolare.
Uji i kristaltë dhe thellësia e kanioneve të krijon mundësi të lahesh apo të notosh.
Në pjesën ku lumi ka një thyerje rreth 10 m është krijuar një ujëvarë brenda një guve.
Përpara ujëvarës te kanionet ka vaska të cilat në stinën e nxehtë përdoren për tu larë dhe për të bërë banjo dielli.

Lumi i Erzenit është i gjatë 108 km, me prurje rreth 102 l/sek.
Kanionet e Erzenit janë një zgjedhje e mirë për çdo shpirt aventurier.
Tashmë ujrat e tij po shfrytëzohen për sportet ekstreme të kanotazhit apo aventura të tjera ujore, por edhe për tu freskuar në këto ditë përvëluese vere. /n.l/ /a.g/https://www.ata.gov.al/kanionet-e-erzenit-nje-mrekulli-shume-prane-tiranes/
Nessun commento:
Posta un commento