08 luglio 2017

Aplikoni për Fondin e Sipërmarrjes Turistike 2017-2019


 Përditësuar së fundmi: 08/07/2017

Aplikoni për Fondin e Sipërmarrjes Turistike

“Fondi i Sipërmarrjes Turistike” është fondi më i ri në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sektorin e turizmit. Ky fond ka si qëllim të mbështesë zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, duke krijuar një mjedis të favorshëm me impakt në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Fondi i sipërmarrjes turistike u jep ndihmë financiare të drejtpërdrejtë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që zhvillojnë veprimtarinë e tyre si sipërmarrje turistike, të tilla si:
– Struktura akomoduese të llojit bujtinë në zonat rurale;
– Agroturizëm dhe shërbime kulinare tradicionale të zonës.
Fondi ofron subvencionim për shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë shpenzimet, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast ndërrmarrja shqiptare). Skema mbulon 60% deri në 80% të kostove të pranueshme dhe të miratuara, jo më shumë se 1.000.000 (një milion) lekë.
Vlera e përgjithshme e parashikuar për këtë fond për vitin 2017-2019 është 30.000.000 (tridhjetë million) lekë, ku për secilin vit është parashikuar 10.000.000 (dhjetë millionë) lekë. Fondi krijon mundësinë që ndërmarrja të arrijë më shumë, se nga sa ato do të arrinin me mjetet e tyre. Aplikimet janë të hapura deri më datë, 1.11.2017.
Për t’u njohur me kriteret e aplikimit, si dhe me dokumentacionin e nevojshëm klikoni në:
Për çdo informacion mos hezitoni të kontaktoni në: sme@aida.gov.al.
burimi: Aida
http://businessmag.al/aplikoni-per-fondin-e-sipermarrjes-turistike/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate