
Kryesisht, ky turizëm zhvillohet në zonat me pyje dhe në parqe të mbrojtura, zhvillohet në të katër stinët, por më të preferuarat janë pranvera dhe vjeshta.Po të ngjitesh këto ditë në lartësitë e Thethit, Valbonës, në zonën e Kukësit apo Parkun Kombëtarë Shebenik-Jabllanicë, do të përballesh me një peisazh që po ndryshon ngjyrë.
E verdha vjeshtore ka filluar të dominojë. Po të ngjitesh në lartësitë e pyjeve në zonën e Kukësit, ky peisazh ka filluar të tërheqë turistët e stinës.
Pikat turistike po bëhen të frekuentueshme nga natyralistë dhe turistë të aventurës, si ajo e Kroit të Bardhë, Shishtavecit apo Novosejit, që janë pranë qytetit të Kukësit.

E tillë është edhe pika turistike malore pranë Gurit të Mëngjesit në Shishtavec, banorët e të cilit janë të njohur për mikëpritje dhe gatimin karakteristik të zonës.
Një tjetër pikë turistike është edhe Pylli i Mështeknave, ku thuajse çdo ditë janë të pranishëm vizitorë të ardhur nga zona të ndyshme si dhe nga Kosova.
Nuk janë vetëm këto pika turistike, është edhe Sasati, Kroi i Kuq, Kroi i Bardhë që kanë nisur të vizitohen jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

Kjo ka çuar në shtimin e numrit të banesave turistike në zonat rurale dhe në lartësi.
Po ashtu, në rrethin e Kukësit ofrohet kategoria e tretë e zonave të mbrojtura, Monumentet e Natyrës: Mështekna e Shishtavecit, Guri i Mëngjesit, Kroi i Kuq, Guri i Shqipes, Pylli i Dushkut në Novosej, Gryka e Çajës, Cirku akullnajor i Zepës, Vargëmalin Koretnik-Gjallicë- Kolesian- Kallabak-Tërfojë etj.
Të gjitha këto ofrojnë mundësi të mira për të kënaqur vizitorët dhe të pasionuarit ndaj natyrës dhe vlerave kulturore të zonave ku ato bëjnë pjesë. /a.ke/https://www.ata.gov.al/vjeshta-dhe-turizmi-i-peisazhit-zona-e-kukesit-nga-me-terheqeset/
Nessun commento:
Posta un commento