TIRANE, 6 Tetor/ATSH/- Një tjetër qendër do të jetë në dispozicion të turistëve në Radhimë. Gjatë përurimit të kësaj qendre zhvilluar sot në Vlorë, u prezantuan edhe 3 modelet e Qendrave të reja të vizitorëve që do të vendosen në Parqet Kombëtare të Llogarasë, Divjakë-Karavasta dhe Dajtit me mbështetjen e Bashkimit Evropian, përmes projektit NaturAl.
Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, autoritetet vendore të Vlorës, partnerët për zhvillim, rejnxhërsat e Administratës vendore të Parqeve dhe përfaqësues të komunitetit.
Të pranishmit, vlerësuan bukuritë natyrore, biodiversitetin dhe ekosistemet në zonat e mbrojtura të Shqipërisë si destinacione të rëndësishme turistike.
Gjatë aktivitetit u theksua se qendrat e reja do të ofrojnë shërbim dhe informacion cilësor për turistët vendas dhe të huaj.
Një ekspozitë në mjediset e Qendrës së Vizitorëve në Llogara promovoi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit natyror, duke vënë në pah vlerat dhe përfitimet që i sjellin komunitetit dhe shoqërisë në tërësi. /a.g/ https://www.ata.gov.al/perurohet-ne-radhime-qendra-e-vizitoreve/
Nessun commento:
Posta un commento