https://umt.edu.al/program-profesional-ne-menaxhim-turizem-hoteleri-dhe-evente
Programi profesional 2-vjeçar në Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente është krijuar për shkak të rritjes së kërkesës për ekspertë në sektorin e turizmit, i cili jo vetëm që po zhvillohet nga viti në vit, por po kthehet vrullshëm në një prej sektorëve strategjikë të rritjes ekonomike në Shqipëri. Qëllimi i këtij programi është të përgatisë ekspertë në sektorin e turizmit, të cilët janë në gjendje të kuptojnë nevojat e bizneseve dhe të klientëve duke u dhënë zgjidhje përmes mendimit analitik dhe përdorimit të teknologjive të reja. Në këtë program, studentët marrin njohuri për sipërmarrjen, parimet bazë të menaxhimit dhe të kontabilitetit, marketingut, menaxhimin e eventeve, organizimin e guidave turistike, menaxhimin e sistemeve të rezervimit etj. Gjithashtu gjatë studimit të ketij programi studentët do mund të kultivojnë aftësi në planifikim, paketim dhe përcaktimin e çmimit të produkteve të turizmit vendas ose ndërkombëtar bazuar në kërkesat e tregut dhe numrin e pjesëmarrësve në një program të veçantë udhëtimi. Në konkluzion objektivat e këtij programi janë ofrimi i trajnimeve, zhvillim të aftësive dhe arsimim të nevojshëm për të përgatitur individë që garantojnë performancën efektive të punës në mikpritje, turizëm dhe industrinë e argëtimit.
![]() |
