30 maggio 2016

Bunk’Art kthehet në vendin e muzikës Jazz, tërheq dhjetëra turistë nga bota


TIRANË - Në atmosferën e ish-superbunkerit antiatomik të kohës së diktaturës për tri të premte radhë prej 20 majit Bunk’Art është shndërruar në vendin e muzikës Jazz. Muzika që regjimi e ndalonte është performuar nga artistët e talentuar në Bunk’Jazz.

bunk art

Në natën e dytë dhjetëra të rinj dhe të reja kanë shijuar një takim më muzikën dhe historinë por edhe ushqimin e pijet e shërbyera nga zonja Natasha në bufën e Bunk’Art.

bufe

Të rinjtë kanë kërcyer në sallën e Kuvendit brenda bunkerit nën ritmet e muzikës Jazz. Bunk’Jazz ka tërhequr dhe vëmendjen e turistëve të huaj të ardhur në Shqipëri nga vende të ndryshme të botës, të cilët nuk mund të mungonin në një event të tillë.

bunk art
bunk art

Mes të pranishmëve të shumtë që zgjodhën të kalonin një të premte të veçantë në Bunk’Jazz, nuk mund të mos vihej re dhe këngëtarja e Jazzit Marsela Çibukaj e cila ka konkurruar edhe në “The Voice Italia”.

Marsela Cibukaj
(Këngëtarja Marsela Çibukaj) Foto të tjera

Nën një atmosferë romantike te krijuar nga qirinjtë dhe ndriçimi në sallë, të rinjtë shqiptar dhe të huaj kanë shijuar ritmet e muzikës Jazz të përformuara nga JalbaniaZZ Society me “Gent Rushi Quintet”, Ermal Rodi në Sax & Flaut, Gent Rushi në piano, Dritan Hekurani në Duble Bass, Emiljan Dhimo në Drums dhe Ilir Kryekurti në Percusion prej orës 20:00 deri në rreth orës 23:00.


Marsela Cibukaj
bunkart
(Atmosfera në Bunk'Jazz)   Foto të tjera

bunkart
bunkart
bunkart


Bunk’Jazz nën prezantimin e Kristi Ziçishtit do të mbahet dhe të premten e javës tjetër në 3 qershor, hyrja do të jetë e lirë, pa pagesë për të gjithë vizitorët.



Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/shqiptarja.com)

https://youtu.be/hImS3RfvKYk

Rregullorja, 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra per kete sezon veror 2016



cadra
Nga: Ornela Manjani*

TIRANE-
 Bizneset që do të lidhin kontratë me Ministrinë e Ekonomisë për përdorimin e hapësirës së plazhit për periudhën 15 maj 30 shtator në 109 plazhe në të gjithë vendin duhet të plotësojnë një sërë standardesh. Qeveria ka miratuar kushtet që duhet të plotësojnë bizneset për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit. Rregullorja është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe përcakton kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacioneve të plazhit në të gjitha zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve e të lumenjve, të cilat janë identifikuar si zona të përshtatshme për plazhe, me qëllim ofrimin e kushteve të përshtatshme dhe të standardeve cilësore për pushuesit.
KRITERET 
Veprimtaria e stacionit të plazhit ushtrohet nga çdo person fizik apo juridik i përzgjedhur nga njësia e vetëqeverisjes vendore sipas kritereve të parashikuara në këtë rregullore, i cili lidh një kontratë qiraje për përdorimin e hapësirës së plazhit të vënë në dispozicion. Njësia e vetëqeverisjes vendore shqyrton kërkesat e ardhura nga subjektet private të interesuara për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke marrë parasysh kriteret:- Subjekti ka eksperiencë të mëparshme, plani i biznesit për ruajtjen e bregdetit dhe natyrës, pastrimin e hapësirës së plazhit dhe sigurisë së pushuesve.

SUBJEKTET QË LICENCOHEN 

Njësia e vetëqeverisjes vendore në dhënien në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, i jep përparësi sipas radhës: a) subjekteve që ushtrojnë një aktivitet të lidhur me shfrytëzimin e plazhit (strukturë akomoduese apo bar-restorant pranë hapësirës së plazhit që kërkohet ose veprimtari tjetër turistike në plazh); b) subjekteve fizike dhe juridike të tjera. HAPËSIRAT Përveçse kur zbatohen kritere të tjera të përcaktuara në legjislacionin për vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për projekte investuese në zonat me përparësi turizmin, hapësirat e plazhit të dhënë në përdorim për stacione plazhi nuk mund të jenë më të vogla se 200 m² dhe më të mëdha se 5 000 m².
(Shkrimin e plote sot në Gazeta Shqiptare)

29 maggio 2016

Regata italiane zhvillon gara detare në brigjet e Sazanit 2016

  • au1-1.jpg
  • au2-1.jpg
  • au3-1.jpg
  • au4-1.jpg
  • au5-1.jpg
  • au6.jpg
  • au7.jpg
  • au8.jpg
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
au1TIRANË, 25 Maj / ATSH-N.Lena/. – Regata italiane ka zhvilluar këtë fundjavë gara në ishullin e Sazanit. Koncepti i ruajtjes dhe promovimit të këtij ishulli historik po jep frytet e tij.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe “Banda Adriatika”, e cila realizoi klipin e albumit në qytetin e Vlorës, shkolla artistike “Naim Frasheri” me një konkurs pikture me temë “Bregdeti i Vlorës”.
Në aktivitetin e organizuar për këtë event fillimisht folën organizuesit për prezantimin e regatës. Më pas u vijua me ndarjen e çmimeve të konkursit të pikturës ku pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollës artistike Vlorë (pikturat fituese u blen nga organizata “Il mare che unisce”, ndërsa muzika nga Banda Adriatika dhe nxënësit e shkollës artistike. Gjithashtu, gjatë aktivitetit kishte një banket të përgatitur nga studentët e shkollës së tregtisë, kursi i kuzhinës. Në përfundim u prezantuan velierët pjesëmarrës, të cilët ishin 10 nga 22 që do të vinin fillimisht, dhe u komunikua gara që u realizua në brigjet e Sazanit.
au7“Jemi të kënaqur që koncepti i ruajtjes dhe promovimit të këtij ishulli historik po jep frytet e tij”, u shpreh drejtori i Agjencisë Kombëtare të  Bregdetit, Auron Tare, institucioni i cili është administratori turistik i ishullit. /m.m/

ATA, marrëveshje për taksat e hotelerive në Tiranë

ataTIRANË,2 5 Maj / ATSH / – Në sezonin turistik veror, Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA), ka arritur një marrëveshje me disa institucione përgjegjëse dhe bashkinë e Tiranës, që  taksa e qytetit (e fjetjes) për hotelet e Tiranës në periudhë sezoni turistik, të fiksohet në 350 Lek /dhomë/nate qëndrimi për Rogner, Sheraton dhe Hotel Tirana International, ndërsa për të gjithë hotelet e tjera 140 Lek/dhomë/nate qëndrimi.
Ky është një tregues i bashkëpunimit të shoqatës me institucionet menaxhuese të hotelerive në dobi të turizmit Shqipëtarë.
Në harkun kohor të  një viti, kjo është arritja e dytë në fushën e taksave dhe tatimeve për bizneset e linjës. Para 8 muajsh u  realizua  ndryshimi i urdhrit të Ministrisë së Financave për mënyrën e faturimit të shërbimit në restorante. Këto shërbime janë arritje për të gjithë industrinë turistike,bëjnë të ditur burime nga Shoqata Shqiptare e Turizmit.
/n.l/ /a.g/

Jemi në muajin kur Përmeti duhet vizituar per bukurite pranverore 2016

  • permet-1.jpg
  • permet1-1.jpg
  • permet2-1.jpg
  • permet3-1.jpg
  • permet4.jpg
permet2TIRANË, 25 Maj /ATSH- N.Lena/ – Në zonën e Përmetit, ka mjaft vende piktoreske dhe argëtuese, që bëhen objekt vizitash nga turistë vendas dhe të huaj. Në muajt maj dhe qershor, në këtë qytet ka dhe mjaft aktivitete.
Në Përmet do të gjeni mikpritjen, gjelbërimin dhe atmosferën e një qyteti të qetë. Gjatë verës, në Përmet, vërtet nuk ka det, por ka mjaft plazhe gjatë rrjedhës së Vjosës.
Në restorantet brenda dhe jashtë qytetit, ka një  kuzhinë tepër të veçantë dhe një shërbim mbresëlënës. Veç gatimeve karakteristike të zarzavateve, për të cilat Përmeti është aq i përmendur, do të provoni ingjinarin e gatuar me vaj ulliri, mishin e kecit në hell, peshkun e shijshëm të Vjosës, etj. Gjithashtu do të shijoni verën dhe rakinë e famshme tradicionale, si dhe glikotë e mrekullueshme me të gjitha llojet e frutave.
Përmeti, qyteti i luleve, trëndafilave, këngëve, pastërtisë dhe qetësisë, (i njohur në antikitet me emrin “Tryfilia”, i banuar nga fise Ilire), njihet si qendër administrative që në shek. XV. Pazaret e tij të shumta dhe të pasura vizitoheshin nga shumë vende të tjera ballkanike. Sot, Përmeti përfaqësohet dhe me  “Gurin e Qytetit”, një masiv shkëmbor monumental befasues, që natyra i’a ka dhuruar bujarisht qytetit, për ta bërë atë krejt të veçantë.
Duke vizituar kishat, veçojmë kishën e Leusës (shek. XVIII), e cila shquhet për ikonostasin, afreskat, si dhe kishën e permet1Shën Marisë në Kosinë (shek.XII). Përmeti është vendlindja e shumë artistëve të mëdhenj të panteonit shqiptar si e vëllezërve Frashëri dhe e shumë personaliteteve të tjerë të shquar të politikës, shkencës, letrave, muzikës dhe arteve figurative, që kanë vënë themelet e kombit shqiptar. Në rrethin e Përmetit, gjendet dhe Frashëri malor, rreth 30 km larg qytetit. Rrugës për në Frashër,  do të kaloni përmes Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës, një panoramë e papërsëritshme midis bredhave dhe pishave të bukura. Këtu ofrohen mundësi për ecje në natyrë, kamping, etj.
Vende të tjera atraktive për shlodhje dhe turizëm janë ujërat termale të Bënjës dhe luginës së Lengaricës që është vetëm 3 km larg qytetit. Përmeti ka gjashtë burime natyrore të hapura ”outdoor”, të cilat janë kurativë për sëmundje të ndryshme. Temperatura e ujërave është 26-32 gradë C dhe këto të fundit kanë veti kurative në trajtimin e stomakut, lëkurës dhe reumatizmës. Këto ujëra burojnë nga kanionet e bukura të dy urave që i përkasin kohës së Ali Pashë Tepelenës: Ura e Kaikut dhe ajo e Dashit.
permetGjatë verës mund të bëhet dhe kanotazh ku shpesh varkat nisen që nga Greqia fqinje, buzë maleve të Pindit nga nis rrjedhën Vjosa dhe vazhdojnë poshtë deri në afërsi të Tepelenës. Ky ritual i përvitshëm, përsëritet edhe për dy veprimtari të tjera siç janë: ”Festivali Ndërkombëtar Multikulturor”, i cili zhvillohet në qershor dhe “Dita e verërave” që zhvillohet në muajin maj.
Gjatë këtij muaji zhvillohet edhe një takim kombëtar kushtuar figurave të shquara që kanë lindur në Frashër. Jemi pikërisht në kohën kur Përmeti duhet vizituar./m.m/

24 maggio 2016

Lumi Shkumbin, zbulimi i fundit për të ushtruar raftingun dhe sportet te tjera ujore

shkumbTIRANË, 23 Maj / ATSH.N.Lena/ – Raftingut shqiptarë i shtohet dhe një lum tjetër, ai i Shkumbinit. Ky lum  po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj për rafting.
Lumi Shkëmbin, buron në malin e Valamares dhe duke rrjedh nëpër një lugin të ngushtë e reliev të thyer derdhet në detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është  rreth180 km.
Shkumbini mer vlera të  rëndësishme për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.
Lumi Shkumbin kolon neper krahinën e Mokrës ne rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri te rralle me katarakte, shpella, plazhe te vogla, etj. Përgjatë lumit ne krahinën e Mokrës ka edhe mjaft vende te përshtatshme për peshkim dhe vende te tjera piktoreske që mund te vizitohen nga turistët e natyrës dhe ata të aventurës, si Selca e Poshtme ne Krahinën e Mokrës me një vendbanim Ilir te lashte, ura e Golikut ne fshatin Golik atje ku bashkohen tre dege te lumit Shkumbin.
Më pas Lumi kalon nëpër rrethin e Librazhdit dhe atë të Elbasanit ku kalon shume pranë qytetit  dhe më pas vazhdon në Peqin e Rrogozhinë deri sa derdhet në Adriatik. Por në shkumb1pjesën veriore të tij,shtrati kalon në formacione shkëmbore dhe ngushtohet mjaftë du shtuar kështu shpejtësinë e rrjedhës së tij. Pikërisht këto kanione të rrëpirta,janë zbuluar sëfundmi dhe po shfrytëzohen për kanotazh nga admiruesit e sporteve të ujit. Raftingu nis nga ura e Bushtricës dhe përfundon në pranë qytetit të Librazhdit.
Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, i cili është Plazhi i Vilë-Bashtoves. Shkumbini,zbulimi i fundit për të ushtruar raftingun.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/lumi-shkumbin-zbulimi-i-fundit-per-te-ushtruar-raftingun/

Kete sezon veror 2016 Plazhet do të jepen me qira nga bashkitë, monitorimi nga AKB(eshte koha dhe momenti i duhur?)

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku
TIRANE, 23 Maj/ATSH/- Plazhet do të jepen me qira nga pushteti vendor gjatë këtij sezoni turistik, por do të mbikëqyren nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Subjektet të cilat duan të përfitojë duhet që më parë të plotësojnë një sërë kushtesh.
Përmes një vendimi, qeveria ka përcaktuar se subjektet do të lidhin kontratën me bashkitë dhe më pas zbatimi i saj do të monitorohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Në një prononcim për ATSH-në, kreu i Agjencisë Kombëtare të Turizmit  Ardit Çollaku, bëri të ditur se është një vendim qeverie që rregullon mënyrën si jepet plazhi me qira dhe është një detyrë që i mbetet bashkisë të marrë masat e duhur.
“Do ketë edhe një risi të re pasi do jetë ministria përgjegjëse për Turizmin me Agjencinë e Bregdetit që do të mbikëqyrë kontratat që njësitë vendore do të bëjnë me individët përkatës”, tha Çollaku./a.gjonaj/ /a.ghttp://www.ata.gov.al/collaku-per-atsh-plazhet-do-te-jepen-me-qira-nga-bashkite-monitorimi-nga-akb/
OPINION I HTA; ja pse turizmi ne shqiperi nuk do kete zhvillime te shpejta se njerez jo profesional kan zene vendet atyre qe profesionalizmin e kan ne gjak. Si mund te dalesh me kete forma te teja menaxhimi ku ne shqiperi eshte hapur sezoni veror ne disa nga vendet me te njohura turistike. Kjo situte krijon vetem zhgenjime ne oersonat qe investojne kohe dhe leke ne kete sektor.

21 maggio 2016

Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

...

Një grup sportistësh, aktivistësh mjedisorë dhe figurash politike nga vendi dhe Europa bashkuan forcat në përpjekje për të bindur qeverinë shqiptare të tërhiqet nga hidrocentralet mbi lumin Vjosë dhe ta shpallin atë park kombëtar.

Autor: Ivana Dervishi  BIRN  Tepelenë.
Kajakistët nga Europa përgatiten të vozitin në lumin Vjosë. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kajakistët nga Europa përgatiten të vozitin në lumin Vjosë. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Atleti slloven, Rok Rozman hedh i entuziazmuar krahëve “peticionin lundrues”- një kajak i mbushur me firma kundër ndërtimit të digave në lumenjtë e Ballkanit- dhe zbret drejt shtratit të gurtë të lumit të Bençës, degë e Vjosës pranë Tepelenës.
Pas gjashtë muajsh përpjekje, në bashkëpunim me organizatën EcoAlbania në Shqipëri, Rozman ia doli të mbledhë bashkë rreth 150 sportistë dhe aktivistë të mjedisit për të vozitur në kuadër të turit të madh në mbrojtje të lumenjve të Ballkanit, i cili nisi më 16 prill nga Sava e Sllovenisë.
Dëshmitar i problemeve që hidrocentralet kanë shkaktuar në vendin e tij, Rozman nuk e kupton se si Shqipëria po çon drejt shkatërrimit një mrekulli natyrore si Vjosa.
“Shqiptarët duhet të ngrihen dhe t’i kërkojnë qeverisë të mbrojë interesat e vendasve, jo të investitorëve që shfrytëzojnë dhe largohen,” tha ai për BIRN.
Grupi i pazakontë i sportistëve të ngarkuar me kajakë tërheq vëmendjen e banorëve të fshatit Bënçë. Rakip Caka, 74 vjeç dhe Medih Spaho, 86 vjeç ndjekin së largu me kuriozitet se sa të huajt do t’ia dalin të vozisin përgjatë Vjosës në këtë ditë të vrenjtur maji. Megjithatë, të moshuarit  gjenden për një çast në të njëjtën grackë vëmendjeje.
Disa aktivistë amerikanë rrethojnë të moshuarit dhe i pyesin se ç’mendim kanë për HEC-in e Bënçës. Përballë këmbënguljes së tyre, Caka dhe Spaho shprehen të dyzuar.
“Nëse lumi nuk do të cenohet, nuk kemi asnjë kundërshtim që zona jonë të ndikojë në rritjen e ekonomisë shqiptare,” tha për BIRN Rakip Caka. “Edhe ne banorëve do të na jepte një dorë premtimi që na kanë bërë për energji falas me ndërtimin e HEC-it,” shtoi ai.
Në të njëjtën mendje duket edhe fqinji i Cakës, Medih Spaho. I moshuari thotë se kanë marrë garanci që lumi nuk do të thahet, pasi do të përdoret një pjesë e vogël e ujit.
Dhjetë kajakë hidhen mbi lumë dhe çajnë përpara në degën e Vjosës, ndërsa aktivistët e huaj vëzhgojnë të mahnitur bukuritë natyrore përreth. Pas disa kilometrash mbi lumë, kajakët mbërrijnë në pikën ku ndërtimi i një tuneli 3.4 kilometra, që supozohet të çojë ujin në brendësi të Tepelenës, ka ndalur për mungesë fondesh të kompanisë fituese të koncesionit.
“Vjosa është jo vetëm lumi i vetëm i egër i Europës, por padyshim lumi më i bukur që unë kam parë deri më sot. Dhe më besoni, kam parë shumë lumenj në jetën time,” thotë një nga aktivistët.
“Paraja po vret lumenjtë”
Beteja për mbrojtjen e Vjosës ka nisur që herët me realizimin dhe shfaqjen në vende të ndryshme të Europës të dokumentarëve të shumtë sensibilizues për lumin e cilësuar si “perlë e Ballkanit”. Gjatësia prej 270 kilometrash e Vjosës ofron prurje të shumta ujore, ç’ka e vendosi në shënjestër të sipërmarrësve të hidrocentraleve, por aktivistët synojnë ta ndryshojnë këtë qasje ndaj lumit.
Ulrich Eichelmann, koordinator i fushatës “Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Europës” i tha BIRN se Vjosa simbolizon aktualisht çështjen më të nxehtë të kërcënimit të natyrës në Europë. Ai e cilësoi projektin për ndërtimin digave në Vjosë një krim të dyfishtë kundër natyrës dhe vendasve dhe një tregues për dështimin e qeverisë shqiptare në strategjinë e balancimit të energjisë.
“Paraja po i vret lumenjtë edhe pse përvoja na ka treguar se digat, nuk janë forma e duhur për t’i shfrytëzuar ata,” tha Eichelmann.
Koordinatori gjerman i fushatës, Eichelmann mendon se Shqipëria ka të gjitha kushtet e nevojshme për shfrytëzimit e energjisë diellore, të erës dhe të ujit, por duke gjetur një balancë të artë që nuk shkatërron plotësisht asnjërin burim natyror.
“Krijimi i një masterplani për vendet se ku digat dëmtojnë më pak dhe i një politike të qëndrueshme energjetike mund të ishte zgjidhja më e mirë për Shqipërinë”, sugjeron ai, duke paralajmëruar se turi i madh i Ballkanit është vetëm fillimi i fushatës ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve.
Të zhgënjyer nga politika
Banorët e Mallakastrës protestojnë kundër HEC-eve. 18 maj 2016.
Banorët e Mallakastrës protestojnë kundër HEC-eve. 18 maj 2016.
Në Qesarat, rreth 20 kilometra nga Tepelena, flamujt e grisur të partive politike valëviten ende mbi shtëpitë e zonës. Megjithatë, banorët e Kutit, Qesaratit, Bënçës dhe Poçemit ia kanë dalë të lënë mënjanë simpatitë e tyre politike dhe të mblidhen bashkë në mbrojtje të tokës nga përmbytja që mendohet se mund të shkaktojë ndërtimi i një dige në këtë zonë.
“Vjosa është jeta jonë dhe do ta mbrojmë me gjak,”protestojnë banorët. “We give our heart, but not our land,” shkruan në anglisht njëra prej pankartave. Protestës së tyre u bashkohet edhe grupi polifonik i Bënçës, i cili ia merr këngës buzë lumit, veshur me kostume tradicionale. Duke u kënduar të mirave që sjell lumi për banorët e zonës dhe duke vajtuar për varfërinë që do të vinte nga shkatërrimi i tij, zërat e tyre i japin forcë shqetësimit të banorëve.
Në Qesarat, protestës i bashkohet edhe zv/ presidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek.
Në raportin e publikuar në prill 2016, Parlamenti Europian  i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare “të kontrollojë zgjerimin e hidrocentraleve në zonat e ndjeshme mjedisore si në lumin Vjosë” dhe të ndjekë standardet e BE për direktivat në Kuadër të Ujit.
Lunaçek tha se “është koha që i gjithë Ballkani të punojë së bashku për një strategji të përbashkët energjetike, në mënyrë që vendet të mos veprojnë të veçuara”. Buzë Vjosës, ajo përsëriti më me forcë rezolutën, ndërsa i kërkoi qeverisë shqiptare të ndjekë rreptësisht vlerësimin në mjedis përpara se të japë leje për hidrocentrale.
“Vjosa është shembulli që ne duhet të shohim të bukurën e natyrës dhe t’u themi jo digave,”-tha zv.presidentja e Parlamentit Europian.
Qindra aktivistë i thonë “Jo digave” në lumenjtë e Shqipërisë. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Qindra aktivistë i thonë “Jo digave” në lumenjtë e Shqipërisë. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
E pranishme në protestë si anëtare e grupit “Miqtë e Vjosës”, deputetja socialiste, Arta Dade i kërkoi kryeministrit Edi Rama të ketë në vëmendje interesat e qyetatarëve dhe të nxitet për nga zhvillimi i balancuar.
Megjithatë, vendasit ndjehen të tradhëtuar nga kryeministri Edi Rama, i cili pati premtuar mbrojtje përmes shpalljes së Parkut të Vjosës para se të ngjitej në pushtet.
Në fillim të majit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë injoroi shqetësimet e mjedisorëve dhe shpalli dy kompani turke si fituese të tenderit për hidrocentralin e Poçemit. BIRN raportoi në maj 2016 se bashkimi i dy kompanive turke “Ayen Enerji Anonim Şirketi” dhe “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm San Ve Tic Ltd.Şti” fituan në mungesë të konkurrencës.
Gabriel Schëaderer, drejtor i EuroNatur, që është në krye të fushatës “Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Europës” paralajmëroi qeverinë shqiptare se nuk mundet njëkohësisht ta ruajë të paprekur lumin e Vjosës dhe të lejojë ndërtimin e hidrocentraleve.
“O Poçemi [HEC-i], o natyra! “Jo digës,” thërret ai.
Më 20 maj, miqtë shqiptarë dhe ndërkombëtarë të Vjosës pritet të bashkojnë forcat për të kundërshtuar planet e qeverisë shqiptare për hidrocentralet dhe për të kërkuar shpalljen e zonës së mbrojtur për lumin.
I entuziazmuar nga mbështetja në këtë tur, atleti Rozman nuk është i pashpresë.
“Gjëja më e rëndësishme është që tashmë rreziku që i kanoset Vjosës është ekspozuar në shkallë ndërkombëtare dhe kjo na ka rritur shpresat për të shpëtuar këtë bukuri të natyrës,” përfundoi ai.
Mjedisorët protestojnë kundër hidrocentralit të Bënçës. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Mjedisorët protestojnë kundër hidrocentralit të Bënçës. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
http://www.reporter.al/kajake-dhe-polifoni-miqte-e-vjoses-i-thone-jo-diges/

Search

Translate