18 novembre 2016

Trashëgimia Kulturore bosht zhvillimi, 71 milionë USD financim nga Banka Botërore


atyTIRANE, 17 Nëntor /ATSH/ – Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore kanë aprovuar  një financim prej 71 milionë dollarësh për Projektin e Menaxhimit të Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri.
Ky projekt do të ndihmojë në hapjen e vendeve të punës, rritjen e të ardhurave dhe do të mbështes zhvillimin e ekonomisë lokale në zona të përcaktuara në jug të Shqipërisë, i njohur si destinacioni kryesor turistik me potencial të jashtëzakonshëm për rritjen ekonomike.
Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën urbane, të shtojë vlerën e aseteve si dhe të forcojë kapacitetet e institucioneve për të mbështetur turizmin në nivel lokal.
Përmes lidhjes me sektorë të tjerë, turizmi kontribuon me një të pestën në aktivitetin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës në vend,ndërkohë që pesha e tij direkte në Prodhimin e Brendshëm Bruto ishte 5.9 përqind në 2014.14937406_1844316742447493_8215556182304048996_n-copy
Aktualisht turizmi mbështet 50.000 vende pune-një numër që pritet të rritet në 200.000 në 2025. Megjithatë ,infrastruktura urbane e papërshtatshme ,mungesa e koordinimit të tregjeve lokale dhe rajonale dhe sezoni i shkurtër i aktivitetit turistik përbëjnë sfida serioze.
Projekti do të përfitojë nga eksperienca dhe ekspertiza globale e Bankës për të mbështetur katër qendra turistike në Jug të Shqipërisë. Këto zona përfshijnë dy qendra të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga UNESCO – Gjirokastrën dhe Beratin, Sarandën (si portë hyrëse e turizmit për rajonin jugor, dhe Butrintin, qendrën e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO) dhe Përmetin, i cili lidh rrjetin e turizmit të Shqipërisë së Jugut me zemrën e Ballkanit.
dsc_0490-copyProjekti shtrihet në një zonë të populluar nga 84.000 banorë ndërkohë që Jugu i Shqipërisë llogaritet të vizitohet nga 300.000 turistë në vit. Aktivitetet e projektit do të përfshijnë përmirësime urbane dhe infrastrukturore, restaurim të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e produkteve dhe tregut turistik.
Pas këtij lajmi, Mirela Kumbaro është shprehur se tashmë trashëgimia kulturore po krijon një bosht të rëndësishëm të zhvillimit të vendit.
Gjirokastra, Përmeti, Saranda, Berati me vlerat e tyre kulturore dhe bukuritë natyrore do të jenë përfituesit kryesor të këtij programi të fuqishëm investimi të Bankës Botërore për Shqipërinë,falë projekteve të ngritura tashmë nga qeveria shqiptare ,ku projektet për Trashëgimin Kulturore kanë ndërtuar një bosht të rëndësishëm zhvillimi.Faleminderit për punën profesionale dhe vizionare që përgatiti projektet e Kulturës’,-shkruan ajo.131-screenshot2014-11-25at10-41-48am
Investimet e projektit do ti bëjnë më tërheqëse këto katër bashki për vizitorët dhe investitorët privat,si dhe do të rrisin mundësitë e njerëzve për më shumë të ardhura.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/trashegimia-kulturore-bosht-zhvillimi-71-milione-usd-financim-nga-banka-boterore/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate