20 novembre 2016

Nis turizmi i bardhë per kete sezon dimeror 2016/17; Dardha është destinacioni i parë


dardha-640x340TIRANË, 12 Nëntor / ATSH.N.Lena/  –  Dimri po afron, i ftohti ka nisur, po ashtu dhe reshjet e para të deborës në lartësitë malore.
Dhe në këtë sezon të vitit, njerëzit frekuentojnë destinacionet e bardha.
Dardha me dëborë është një prej vendeve turistike, qe është njohur disi vonë prej turisteve vendas e të huaj, por që vizitohet tanimë në çdo periudhë të vitit.
Dardha është e vetmja pikë e turizmit të bardhë që ofron një pistë të vërtetë  për sportin e skive.
20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300m, është nga të parat lartësi të banuara që prek deborën.
Dardha ofron shumë mundësi sportive për vizitorin e saj si  ecje në mal, sportin e skive, vizitë në banesat e veçanta të  fshatit, gatimidaaardhtradicional me saç, natyrë dhe ajër të pastër.
Është një nga të paktat vende në Shqipëri  ku kanë mbetur pyje të larta.
Dardha vizitohet edhe për  preference të tjera. Ajo ka qenë  një prej fshatrave më të kamur, për shkak se shumica e dardharëve ishin emigrante në Amerikë dhe element tjetër i mirëqenies së një fshati janë edhe kalldrëmet e shtruara.
Mikepritja gjithashtu zë një vend të rëndësishëm në traditën e këtij fshati, në çdo rrugicë ka kroje e burime uji, të projektuara enkas për ata që vinin të vizitonin Dardhën.
dardhPeisazhi, lakrori tradicional dhe debora,  e bëjnë Dardhën të veçantë.
Për të gjithë ata që thonë me ngulm se nuk ka një pistë skish në Shqipëri, e që për të ushtruar këtë sport shkojnë jashtë kufijve, jo, ekziston në fshatin turistik të Dardhës një pistë modeste, por funksionale.
Vizitorë vendas dhe të huaj, të gjithë janë kureshtarë të zbulojnë magjinë e Dardhës.
Radhitur si një nga destinacionet më të bukura të turizmit malor, ajo është pritëse e përcjellëse e një numri të madh vizitorësh.
Debora e parë ra, fshati turistik i Dardhës ka nisur të “thinjet”prej saj. Turizmi i bardhë nisi. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/pas-debores-se-pare-nis-turizmi-i-bardhe-dardha-eshte-destinacioni-i-pare/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate