02 agosto 2016

Vizitorë nga Franca dhe Polonia në parkun natyror të Divjakës

divj1TIRANË, 1 Gusht /ATSH/ – Turistë të huaj nga Franca dhe Polonia vizituan sot Parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta. Janë vizitorë ditorë që janë kurioz të njohin nga afër këtë park natyror me një biodiversitet të veçantë ku flora dhe fauna e rrallë e bëjnë të lakmueshëm për turizmin e natyrës.
Tashmë ky park e ka shtrirë jehonën e tij pothuajse në të gjithë botën dhe kuriozët vijnë ta prekin nga afër.
Numërohen disa mijëra turistët e huaj që kanë vizituar këtë park gjatë këtij gjashtëmujori. Ata mbërrijnë që nga Amerika e Australia deri te evropianët e përhershëm tashmë si vizitorë të parkut. Këtë e konfirmon dhe Drejtori i Përgjithshëm i AdZM-së së Fierit, Ardian Koçi që administron këtë park./m.m/
http://www.ata.gov.al/vizitore-nga-franca-dhe-polonia-ne-parkun-natyror-te-divjakes/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate