26 dicembre 2015

Turizmi i brendshëm, festat në Dardhë e Velipojë per fund viti 2015 mungesa organizimi dhe pak argëtim


Të kalosh festat e fundvitit në Dardhë apo Voskopojë, veçanërisht Krishtlindjen kushton më pak se në Mavrovë apo në Kolashin, por ajo që i mban larg shqiptarët nga frekuentimi masiv i tyre janë disa kufizimeve si, infrastruktura rrugore, energjia elektrike apo dhe shërbimi i urgjencës.
 
Ndërkohë qarku i Korçës, është shndërruar në destinacionin kryesor të vizitorëve këtë periudhë të vitit. Të shumtë janë pushuesit që kanë prenotuar nëpër bujtinat apo hotelet e rajonit juglindor, për të kaluar aty krishtlindjen apo ndërrimin e viteve. Kushtet klimetarike dhe shërbimi i ofruar nga bujtinat dhe hotelet, besnike të traditave, kanë tërhequr çdo vit e më shumë vizitorë.
 
Sipas pronareve te bujtinave këtë periudhë të vitit, prenotimet thuajse kanë përfunduar. Duke parë interesin në rritje të vizitorëve, por edhe perspektiven e zhvillimit turistik, vendorët do investojnë në rritjen e kapaciteteve akomoduese, si edhe për përmirësimin e infrastrukturës. Më të preferuara për vizitorët mbeten bujtinat, në Korçë dhe në fshatrat e Voskopojës, Dardhës apo Pustecit.
 
Agjencitë turistike ofrojnë akomodim disa ditor në Dardhë për paketa që fillojnë nga 70­80 euro për person. Mund të zgjidhni si destinacion edhe Razmën, ku mund të gjeni oferta që nisin nga 35 euro për person.
 
Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është gjithashtu një tjetër arsye që i nxit turistët të zgjedhin për të udhëtuar drejt këtyre destinacioneve. /Monitor/ - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/turizmi-i-brendshem-festat-ne-dardhe-e-velipoje-por-pak-argetim-334070.html#sthash.K0j7TFGb.dpuf

Elbasan, të rinjtë krijojnë pemën ekologjike të Vitit të Ri 2015 me materiale te recikluara

Festat e fundvitit kanë sjellë edhe ide të ndryshme sesi njerëzit mund të festojnë, duke ndihmuar njëri-tjetrin, por edhe sesi duhet të krijojmë përmes materialeve të riciklueshme. Një rast i tillë është regjistruar në Elbasan, aty ku disa të rinj kanë krijuar një pemë ekologjike me bidonë plastikë, pas një iniciative që ata kanë ndërmarrë për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuar.

elbasan pema ekpologjike

Në Elbasan këtë vit përveç pemës tradicionale të Krishtlindjes është vendosur një tjetër pemë me përbërje prej Bidonash plastikë të ngjyrosur e cila duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve.
Ajo është ndërtuar nga një grup të rinjsh, të cilëve u lindi si ide pasi ishin duke mbledhur tapa plastik për të blerë karroca për invalidët. 

Një pemë festive me materiale të riciklueshme ka tërhequr vëmëndjen e qytetarëve të Elbasanit këto ditë të fundit të vitit.
Nisma e një grupi të rinjsh ka bërë që pranë monumentit të arsimit të vendoset një pemë e realizuar me 2300 shishe plastike dhe një plak dëbore me gota në të njëjtën përbërje.

elbasan pema ekpologjike
Të rinjtë shprehen se kjo ide lindi pasi mblodhën tapat e shisheve me qëllim blerjen e karrocave për invalidët.

Kjo iniciativë është përshëndetur edhe nga Qytetarët.

Përshtypje më të madhe ka bërë tek fëmijët të cilët e konsiderojnë një gjë të veçantë që ka tërhequr më shumë vëmëndjen se pema tradicionale e festave.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/video--elbasan-t--rinjt--krijojn---pem-n-ekologjike-t--vitit-t--ri-334083.html#sthash.nW0XaoOe.dpuf

25 dicembre 2015

Kalaja e Beratit “Muret janë të dobëta”. Drejtori rajonal i Kulturës Kombëtare (DRKK) Berat kritikon edhe investimin me vlerë e rreth 2 ml euro, financuar nga BE, për kalldrëmet dhe infrastrukturën brenda lagjes muzeale Kala.



23 dicembre 2015

“Shqipëria nga syri i shqiponjës”, dokumentari i publikuar nga mediat gjermane për vendin tonë



No video URL found.

0TIRANË, 22 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/.- Mediat gjermane kanë publikuar një dokumentar rreth 43 minuta, dedikuar natyrës dhe jetës së egër në vendin tonë.
I njohur si vendi i shqiponjave, Shqipëria për mediat gjermane përfaqëson vendin ku tradicionalja ndërthuret me modernen, ku habitate mjaft të larmishme gjallesash popullojnë zona të ndryshme të vendit.
Dokumentari i publikuar nga rrejti ERD, ka sjellë për ndjekësit e tij pamje të mrekullueshme të alpeve shqiptare, ku çdo bukuri e vendit tonë përcillej përmes syrit të shqiponjës, e cila mbretëron në këto vende. Vendi ynë edhe emrin e ka marrë pikërisht prej këtij shpendi të mrekullueshëm. Gjithashtu në dokumentar është sjellë në vëmendje vija magjepëse bregdetare, laguna e Karavastasë..etj.
mare nga AtA.org.al
http://www.daserste.de/information/reportage-dokumentation/erlebnis-erde/videosextern/wildes-albanien-im-land-der-adler-102.html

Boston Globe – Berati, një nga 10-të vendet për t’u vizituar në 2016


Berat Old City, AlbaniaTIRANË, 23 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Qyteti Beratit, i njohur për atraksionin turistik pasi mbart vlera të çmuara kulturore dhe historike, sygjerohet si një nga 10-të destinacionet që duhen vizituar në vitin që vjen, 2016.
Autori i shkrimit, në Boston Globe, Christopher Muther,  përshkruan Shqipërinë si një perlë të pazbuluar
Në shkrim, autori përshkruan 10-të vendet që duhen vizituar në vitin e ri kalendarik. Ai e cilëson vendin tonë si një perlë të pazbuluar, ku mund të gjesh një bregdet të mrekullueshëm dhe një kulturë mikse mes perëndimit dhe lindjes, ndërsa në zona të caktuara janë ende gjurmët e vuajtjes së komunizmit, që kaploi për 50-vite vendin e shqiponjave.
Autori gjithashtu në shkrimin e tij sqaron se koha më e përshtatshme për udhëtimin është shtatori. Ai thotë se udhëtarët nuk duhet të presin komoditete të mëdha, pasi në Berat apo dhe shumë zona të tjera të vendit infrastruktura e transportit nuk është nga më të mirat. Akomodimi është për të gjitha nivelet, teksa shton se është mirë të mos përdoret shumë interneti, por ai garanton se një udhëtim në Shqipëri do të ishte mahnitës
Berati:
Qyteti i Beratit, deklaruar Qytet Muze në vitin 1961 nga Qeveria Shqiptare, iu shtua Listës së Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s në vitin 2008, si një shembull i rrallë i një qyteti të periudhës Otomane.
Berati është një qendër historike e fortifikuar, i cili dëshmon pasurinë dhe diversitetin e trashëgimisë arkitekturore të rajonit. Berati është vendosur në Lumin Osum, ndërmjet Malit të Tomorrit dhe luginës së Myzeqesë. Siti përbëhet nga tre pjesë : Kalaja e Beratit e ndërtuar mbi një kodër në anën veriore të lumit, lagjia Mangalem vendosur në këmbët e kodrës së kalasë, kalaja e Goricës dhe lagjja e saj vendosur në bregun jugor të lumit.
Qendra urbane e qytetit ka dëshmi të jashtëzakonshme të llojeve të ndryshme të monumenteve dhe ndërtesa urbane që i takojnë periudhës Klasike Otomane. Qyteti i Beratit ndodhet në Shqipërinë Jug-Qëndrore, 120 km në jug të Tiranës.
Qyteti është ndër më të vjetrit në Shqipëri, fillimet e të cilit i gjejmë në një vendbanim në formë fortese -Kalaja, e cila ka ekzistuar që prej shekullit VII para Krishtit me një jetë të pandërprerë deri në ditët e sotme. Ai ka qenë vendbanim i fisit Ilir të Desaretëve ,të cilët ishin të parët që ndërtuan fortifikimet në qytet. I njohur si Antipatrea qyteti u pushtua prej romakëve në shekullin e II para Krishtit. Romakët e quajtën qytetin Albanorum Oppidum (Kështjella Shqiptare).
Gjatë periudhës Bizantine në shekullin e V qyteti njihet si Pulcheriopolis, nga Pulheria -emri i motrës së Perandorit Bizantin Teodos i cili pushtoi qytetin. Emri Pulcheriopolis do të thoshte ‘’qytet i bukur, i pasur, i fuqishem’’ dhe jo rastësisht iu vu qytetit; ai po bëhej një qendër kyçe me rritje të madhe kulturore. Në shekullin e VII filluan invazionet Bullgare ,të cilat zgjatën deri në vitin 1018 duke e quajtur Beratin si Belgrad – Qyteti i Bardhe.
Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë. Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187 metra mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë. Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare vjetore 15,9 gradë C.
BeratiShkrimi i plotë i autorit Christopher Muther:
“Ky vend nuk është për turistë që duan t’i kenë gati të gjitha, apo për udhëtarët e pa-eksperiencë, por të jeni të sigurt se shpërblimi për pagesën dhe durimin tuaj është i madh. Nëse hezitoni të shkoni vetëm, kontaktoni kompani të udhëtimeve turistike, si Adriatic Luxury Journeys. Pasi ka qenë i izoluar për vite me radhë nga pjesa tjetër e Europës nën regjimin komunist, Shqipëria ngadalë është bërë një destinacion i kërkuar turistik. Infrastruktura nuk i përgjigjet ende kërkesës. Rrugët janë në kushte të këqija, transporti publik është i çrregullt, dhe interneti nuk është shumë i disponueshëm. Por pikërisht për këta faktorë, Shqipëria një perlë e pazbuluar, dhe plazhet përgjatë Rivierës Shqiptare janë mahnitëse. Fluturim direkt? Jo. Koha më e mirë për të shkuar? Shtatori”. /a.ghttp://www.ata.gov.al/boston-globe-berati-nje-nga-10-te-vendet-per-tu-vizituar-ne-2016-355225.html

17 dicembre 2015

Start new Year with Tirana-Durres "Cross Country Mountain bike Marathon" 3/1/2016


RREGULLORE

TROFE

Gara "Cross Country Marathon, (SHTEGU I GJELBËR),  
është një garë me biçikleta Mountain Bike e hapur për amatorë dhe profesionistë.

Gara organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit dhe Bashkia e Tiranës.

Gara do të zhvillohet në datë 3 janar 2016 në trajektoren e re
të quajtuar "Shtegu i Gjelbër" që lidh Tiranën me Durrësin.
Shtegu është me një gjatësi 68 kilometra.

Pjesëmarrësit do të ndahen në disa klasa:

Profesionistë (P)
Amatorë deri 30 vjeç (A1)
Amatorë mbi 30 vjeç (A2)
Femra (F)

Nisja e garës do të jetë në grup.
Klasat (A) dhe (F) mund të zgjedhin që ta përfundojnë garën në CP-3.

Do të ketë fituesë të pergjithshëm dhe fituesë për çdo klas.

Tarifa e pjesëmarrjes: PA PAGESË
Siguracioni ndaj aksidenteve: 600 lekë/person
Gara do të ketë trofe dhe çmime monetare.

Vendi i parë i përgjithshëm: 500 Euro
Vendi i dytë i përgjithshëm: 250 Euro
Vendi i tretë i përgjithshëm: 150 Euro

Tre vendet e para të çdo klase: Kupa dhe medalje

Search

Translate