28 febbraio 2014

SAZANI PIKE TURISTIKE ISHULLI,NGA ZONE USHTARAKE NE QENDER PER TURISTET

Turizmi malor në Gjinar, mungesa e infrastrukturës rrugore largon turistët

Visit Albania this Summer 2014

Projekte per pastrimin dhe zhvillimin e ishullit te Sazanit

Friday, 28 February 2014 12:42
Projekte per pastrimin dhe zhvillimin e ishullit te Sazanit.
Autoritetet qeveritare shqiptare te kryesuar nga Ministrja e Mbrojtjes kane bere nje vizite ne ishullin e Sazanit per te pare me nga afer gjendjen dhe radaret e rinj te monitorimit te ujrave te vendosura atje se fundmi. Ministrja gjate vizites u shpreh se aksioni per pastrimin e zonave kryesore te vendit do te shtrihet edhe ne ishullin e Sazanit. Se shpejti do te nise dhe nje projekt pastrimi per kete ishull. Kjo nisme synon te permiresoje kushtet e ketij siti dhe te rrise numrin e turisteve atje.
- See more at: http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=76250:projekte-per-pastrimin-dhe-zhvillimin-e-ishullit-te-sazanit&Itemid=617#sthash.4Piaa7t4.dpuf

Operatorët turistikë në Durrës: Pushteti vendor i paaftë për të menaxhuar sezonin

Nivel i lartë i papastërtisë, mungon siguria në infrastrukturë
28 shkurt 2014 14:49
Pushteti vendor ne Durres eshte i paafte per te menazhuar turzmin e ketij rajoni. Operatoret turistik private vetem pak koha nga celja e sezonit, kane pak shpresa per nje turizem te sukseshem. Niveli i papastertise eshte i larte nderkohe qe mungon siguria ne infrastructure.

Ne nje situate te tille, ata bejne thirrje per ndryshim te situates. Kerkohet rritja e cilesise dhe e numrit te sherbimeve per turistet nga ana e vendoreve.

Perfaqesues te pushtetit vendor dhe operatore turistike u takuan ne permbyllje
të nje projekti per turizmin ne zonat bregdetare. Durrësi është një prej destinacioneve turistike qe gjeneron afro 150 milion euro të ardhura në vit.  http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/39722

Turizmi, sektori që promovon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

 Postuar më: 27 Shkurt 2014
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni priti sot në një takim të veçantë Drejtorin e Zyrës Nën-Rajonale të ILO-s në Budapest Antonio Graziosi. Turizmi si një nga sektorët që gjeneron punësim është në fokusin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ministrja Gjermeni e informoi zyrtarin e Kombeve të Bashkuara mbi nismat që ka ndërmarë institucioni që ajo drejton për të promovuar turizmin vendas si një nga sektorët që sjell zhvillim ekonomik. “Ne jemi të interesuar të promovojmë edhe përmes projekteve konkrete produktet tradicionale lokale, të trajnojmë të rinjtë dhe të sigurojmë më shumë punësim për gratë” – u shpreh Ministrja Gjermeni.
Zyrtari I ILO-s u njoh me projektet e hartuara nga Ministria në fushën e turizmit dhe ofroi mbështetje për forcimin e kapaciteteve të administratës dhe mundësinë për të organizuar kurse kualifikuese në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit në sektorin e turizmit në vend. http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/turizmi-sektori-qe-promovon-zhvillimin-e-qendrueshem-ekonomik&page=1

Diskutimet për Draftin e Ligjit për Turizmit në Elbasan: Të marketohen burimet turistike lokale

Postuar më: 28 Shkurt 2014
Prefekti i Qarkut Elbasan Arben Kamani vlerësoi inisiativën e Ministrisë për të mbledhur të gjitha palët e interesuara dhe gadishmërinë për të reflektuar propozimet e ndryshme në ligj.
Pjesëmarrit në tryezë diskutuan rreth burimeve të shtuara turistike që gëzon zona dhe nevojës për marketimin e tyre. Në përgjigje të kësaj çështje Zv. Ministri Dalipi, siguroi se draft ligji parashikon ngritjen e strukturave institucionale lokale të cilat do të jenë përgjegjëse për zhvillimin e turizmit lokal dhe do të koordinojnë punën me strukturat qëndrore për zhvillimin perspektiv rajonal.
Një tjetër shqetësim i ngitur në takim ishin burimet e papërdorura për zhvillimin e turizmit malor, rural apo termal ne rajonin e Elbasanit.  Duke iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve Zv.Ministri Dalipi siguroi se në harmoni edhe me ligjin e planifikimit të territorit do të garantohet një përdorim më i ekuilibruar i burimeve të turizmit. http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/diskutimet-per-draftin-e-ligjit-per-turizmit-ne-elbasan-te-marketohen-burimet-turistike-lokale

26 febbraio 2014

Ministria e Turizmit, nisma per permiresimin e cilesise se sherbimit ne sektorin turistik

Wednesday, 26 February 2014 10:17
Ministria e Turizmit, nisma per permiresimin e cilesise se sherbimit ne sektorin turistik.
Cilesia e shërbimi në zonat turistike në vend vijon të mbetet një nga problemet kryesore me të cilat përballet turizmi shqiptar. Për të përmirësuar nivelin e këtij shërbimi me qëllim afrimin e sa më shumë turistëve, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të nisë licencimin dhe certifikimin e hotelierisë apo operatorëve të tjerë që veprojnë në këtë sektor. Ligji për Turizmin pritet të kalojë në Parlament brenda muajit qershor. Paralelisht me përmirësimin e shërbimit turistik, kjo ministri synon të zgjidhë problemin e mungesës së guidave turistike të certifikuara në vend.
- See more at: http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=76193:ministria-e-turizmit-nisma-per-permiresimin-e-cilesise-se-sherbimit-ne-sektorin-turistik&Itemid=617#sthash.iLlZAvZu.dpuf

Projekte rinovuese per sitet arkeologjike te vendit

Wednesday, 26 February 2014 10:23
Projekte rinovuese per sitet arkeologjike te vendit.
Për herë të parë  arkeologjia,arkitetketura dhe muzeologjia prezantojnë projektet për Amfiteatrin e Durrësit, Muzeun Arkeologjik të Tiranës dhe atë të Durrësit. Projektet jane prezantuar ne ekspoziten “Të njohësh, të ruash dhe të shfaqësh” që instituti italian ne bashkepunim me Ministrine e Kultures ne Shqiperi ka paraqitur në muzeun kombëtar. Ndërkohë këto projekte mund të bëhen pjesë e një programi më të gjerë dhe afatgjatë për krijimin e një sistemi  muzeal më kompleks i cili të vendosë në rrjet trashëgimninë arkeologjike dhe kulturore.
- See more at: http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=76196:projekte-rinovuese-per-sitet-arkeologjike-te-vendit&Itemid=617#sthash.U1VwCIa1.dpuf

Kumbaro kundër projektit për dhënien me qira të kalasë së Lezhës

Kalaja e Lezhes
Kalaja e Lezhes
TIRANË, 26 Shkurt /ATSH/- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka hedhur poshtë projektin për dhënien me qira të kalasë së Lezhës dhe të disa monumenteve të tjera, me qëllim përdorimin e tyre nga bizneset private.
“Ka pasur një projekt për të ndërtuar hotel dhe disa ambiente të tjera në kalanë e Lezhës dhe sot nuk ka asnjë hotel të tillë, sepse nuk është avancuar ky projekt. Ai është në fazë rishqyrtimi. Unë isha vetë në kalanë e Lezhës para një jave. Nuk ka nisur asnjë punim, sepse nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar për atë projekt”, tha zonja Kumbaro.
Por, ndërsa gjatë kësaj kohe, trashëgimia kulturore është në qendër të vëmendjes përsa i takon investimeve, mirëmbajtjes dhe restaurimit, ministrja e Kulturës ka deklaruar se do të shihen rast për rasti të gjitha ndërtimet pa leje.
Kalaja e Lezhës ka qenë në listën e monumenteve të kulturës që duhej të jepeshin me qera, me qëllim përdorimin e tyre nga bizneset private, nismë kjo që u morr kur në krye të MTKRS ishte Aldo Bumçi. Gati dy vite më parë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve paraqiti një projekt për rijetëzimin e monumenteve të kulturës, ku mes tyre ishte dhe Kalaja e Lezhës. Nisma për dhënien me qera të monumenteve të kulturës u kundërshtua nga specialistë të trashëgimisë kulturore.
Ndërkohë, me fillimin e mandatit të qeverisë Rama, që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Territorit, u morr vendimi për pezullimin e dhënies së lejeve të reja ndërtimore, nga të gjitha autoritetet e qeverisjes vendore në të githa zonat me rëndësi kombëtare.

Miraj: “Projekti italian përmbys historinë e Amfiteatrit të Durrësit



Nga DHURATA HAMZAI

   
26 Shkurt 2014 - 07:07

TIRANE- “Të përmbysen letrat: një projekt i ri për rifunksionimin e teatrit”. Kështu shkruhet në diçiturën e njërit prej projekteve të Universitetit të Parmës për Amfiteatrin e Durrësit. Ekspozita u çel dje pranë Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ku ekspozoheshin edhe kërkimet italiane mbi trashëgiminë arkeologjike dhe monumentale në Shqipëri. Ekspozita me titull “Të njohësh, Të ruash, Të shfaqësh” është fryt i bashkëpunimit të tri universiteteve italiane, Politeknikut të Barit, Universitetit të Parmës dhe atij të Chieti-Pescaras.

Me kërkimet mbi trashëgiminë arkeologjike dhe arkitektonike janë angazhuar prej vitesh profesorët Sara Santoro, Paolo Giandebiaggi dhe Claudio Varagnoli në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë në Shqipëri. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 1 mars,  por që nga dita e parë e saj, kanë nisur reagimet e specialistëve më në zë të arkeologjisë shqiptare, të cilët, jo vetëm i kanë quajtur të palejueshme disa nga projektet, por mes tyre arkeologia Lida Miraj ka vërejtur edhe mungesë korrektësie në përdorimin e materialit shkencor.

Për arkeologët shqiptarë “përmbysja e letrave” dhe ngritja e shkallareve moderne mbi amfiteatër nuk mund të tolerohet. Shkurt sipas disa specialistëve përmbysje e letrave, do të thotë përmbysje e historisë. Ja si e argumenton arkeologia Miraj projektin e amfiteatrit të Durrësit, i cili ka ngjallur shumë diskutime.

Në këtë ekspozitë janë edhe projektet për Amfiteatrin. Së pari, cilat janë vlerat autentike të tij?
-Amfiteatri i Durrësit është monumenti më i madh arkeologjik i zbuluar në Shqipëri. I takon si kohë fillimit të shekullit II pas Krishtit. Nuk është e qartë nëse është periudha e perandorit Hadrian apo është periudha perandorit Trajan. Unë mendoj që është fillimi i Hadrianit, sepse në kohën e Trajanit ka një mbishkrim në Durrës ku lexohet që u inaugurua biblioteka dhe për krijimin e Bibliotekës u bë një lojë me 12 çifte gladiatorësh. Kjo nuk presupozon patjetër që ekzistonte amfiteatri, mund të ekzistonte, mundet jo.

Atëherë pse u ndërtua amfiteatri me kapacitet me 20 mijë spektatorë. Amfiteatrot u ndërtuan kudo ku u shtri perandoria romake. Ndërkohë Durrësi, ishte qyteti kryesor që bënte lidhjen midis lindjes dhe Perëndimit. Me sa duket ai u mbyll me tërmetin e vitit 345-346 në gjysmën e dytë të shekullit IV. Më pas adoptohet një kapelë bizantine, e cila në shekullin e 6-të dekorohet me mozaikë dhe jeta e amfiteatrit vazhdon në forma të tjera me ndërtime, me adoptime mbi këto struktura.

 Vijmë tek projekti i paraqitur. Vërehet një funksion modern i këtij amfiteatri
-Unë vetë kam punuar me Universitetin e Parmës dhe disa specialistë të tij. Gjithashtu kam punuar 20 vjet në amfiteatër dhe tani gjendem përballë skicave të mia të përdorura nga kolegët italianë që unë i kam botuar tek revista “Iliria” në  ‘86-n. Ajo që më bën përshtypje është se janë të paraqitura këtu dhe citohet që i kanë bërë këta. Mund të jetë e vërtetë që i kanë bërë, por unë duhem cituar nëse i bëra mirë apo i kam bërë keq. Në statusin e kërkimeve shkencore kjo është obligative, nuk është me dëshirë.

 Unë ua thashë në një mbledhje, se këtu duhet bashkëpunim midis specialistëve italianë, por natyrisht edhe specialistëve shqiptarë që kanë kontribuar deri më sot. Universiteti i Parmës ka bërë disa zbulime arkeologjike në pjesën jugore. Unë kam gërmuar në amfiteatër pjesën veriore, pjesën veriperëndimore. Kam gërmuar edhe në pjesën lindore dhe i kam botuar rezultatet e gërmimeve. Kemi bërë rilevimin topografik të amfiteatrit. Rilevimi topografik i amfiteatrit është botuar në revistën “Iliria”, 1986, nr.2. Shoh që këta të Universitetit të Parmës e kanë botuar këtë planimetri pa e cituar që kjo planimetri është botuar më parë.

Kjo është e detyrueshme. Në qoftë se, ti futesh në një monument për të gërmuar, duhet të shohësh përpara kush ka botuar për këtë monument, çfarë historiku ka dhe pastaj të vazhdosh dhe mund të kesh objeksione kundër. Kur i thashë arkitektes që e kam bërë unë, ajo m’u përgjigj “Unë s’e kam parë”. “Je e detyruar ta shikosh”, i thashë. M’u përgjigj se “unë pashë Vangjel Toçin”, por Vangjel Toçi e ka bërë në ‘60-n. Këtë ia kam thënë edhe Sara Santores kryetares së grupit, të cilën e kam njohur në Itali që në ’93-shin.

Specialistë të arkeologjisë dhe historianët sot kanë bërë shumë komente për diçiturën e projektit të amfiteatrit: “të përmbysësh letrat, një projekt i ri për rifunksionimin e teatrit”. Si e interpretoni ju?
 -Amfiteatri është një monument arkeologjik që duhet të riprezantohet si një monument arkeologjik. Këtyre profesorëve të Parmës, nuk beson kush se ua lejon njeri të mendojnë që po përmbysin letrat e Koloseut dhe ta kthejnë Koloseun në teatër apo në amfiteatër tjetër. Përdoret amfiteatri i Veronës, por ka vite që institucionet për mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës konsiderohet gabim hyrja në monument. Madje unë u thashë atyre se kishin paraqitur disa panele xhami dhe disa elementë të tjerë dhe u thashë që kjo gjë nuk lejohet.

Konsiderohet gabim ndërhyrja në monumente. Po thanë, “ja po bëjmë edhe një variant tjetër”. Monumenti prezantohet si monument. Në qoftë se ka mundësi rishfrytëzimi për ndonjë ekspozitë fotografike dhe materiale arkeologjike, sepse janë gjetur shumë, mund të shfrytëzohen, por ti nuk mund të ngjitësh disa shkallare mbi monumentin dhe të vëmë stola në skenë për ta shfrytëzuar si amfiteatër.  Çdo të thotë kjo të përmbysen letrat. Historia nuk përmbyset, historia vazhdon. Ndaj gjithë këto propozime që këta specialistë nuk i bëjnë dot në vendin e tyre, nuk do të mund t’i bëjnë dot në Shqipëri.

Si do të bëhet nëse arrihet ekzekutimi i këtyre projekteve?
-Ekzekutimi i projekteve! Ekzekutimi i projekteve varet. Këta kanë marrë disa fonde të bëjnë një projekt, kanë bërë një projekt. Dëshirat janë të mëdha, por nuk ma merr mendja që do të lejohet të realizohen këto ndërhyrje të këtyre monumenteve.  

Pati zëra që thanë se në projekt amfiteatri duket si një qendër tregtare biznesi...
 -Behën projektet kështu se ka shumë që ngatërrojnë destinacionin. Dëgjova një përfaqësuese të turizmit që tha se arkeologjia është material që i shitet turizmit. Arkeologjia nuk është material që shitet. Arkeologjia i prezantohet turizmit. Dhe unë kur ia bëra vërejtjen ajo tha unë jam tregtare që shes dhe blej. Ti je përfaqësuese e shtetit i thashë.

Arkeologjia nuk është material që shitet, na prezantohet ne dhe të huajve, që të shohim çfarë pasurie trashëgojmë, sepse ne trashëgojmë një pasuri kulturore arkeologjike shumë të madhe, me të cilën nuk duhet lejuar askush si t’i dojë qejfi. Nuk do përmbysen letrat, nuk do të përmbyset Historia. Që të mos ndodh kjo, në Shqipëri është urgjente ligji i trashëgimisë dhe rimëkëmbja e Institutit të Monumenteve.

Ky institucion ka qenë totalisht i zhveshur nga profesionistët, sepse trashëgimia kulturore nuk mund të drejtohet as me ekonomistë, dhe as me ata që kanë mbaruar punë sociale dhe as me të diplomuar në gjuhët e huaja. Duhen profesionistët e vërtetë të drejtojnë punët e trashëgimisë kulturore.

Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/miraj-projekti-italian-permbys-historine-e-amfiteatrit-te-durresit-202554.html

Diskutohet Drafti paraprak I Ligjit për Turizmin me anëtarët e KKSPT-së

Postuar më: 26 Shkurt 2014
Drafti paraprak i Ligjit për Turizmit diskutohet me anëtarët e Komitetit Këshillimor të Sektorit Privat të Turizmit, KKSPT. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, duke vlerësuar kontributin e anëtarëve të KKSPT-së si shumë të domosdoshëm në këtë proces konsultimi theksoi se ndryshimet e propozuara në Ligj synojnë zhvillimin e industrisë turistike në vend.
Anëtarët e KKSPT-së vlerësuan draftin e Ligjit dhe shprehën vlerësime për punën e kryer. Gjatë diskutimit anëtarët e KKSPT-së sugjeruan njësimin e koncepteve në disa raste dhe në disa të tjera zgjerimin e tyre. Anëtarët kërkuan të specifikohet qartë në Ligj konceptet dhe funksionet e agjencisë turistike dhe turoperatorëve turistikë.
Komiteti Këshillimor I Sektorit Privat të Turizmit ka në përbërje të tij 13 anëtarë, përfaqësues të shoqatave dhe sipërmarrësve që operojnë në sektorin e turizmit në vend, përfaqësues nga Universiteti I Tiranës, shoqërisë civile, komunitetit të donatorëve dhe medias.
A jane kompetent keto persona qe bejne pjese te ky grup te japin ide inovative per nje zhvillim sa me dobishem per sistemin e turizmit shqiptar ??

25 febbraio 2014

Rikonceptimi i dy muzeve arkeologjike të Durrësit dhe Tiranës, Arkeologët shqiptarë dhe italianë prezantojnë projektet

25 shkurt 2014 16:26
Ministrja E zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të ekspozitës “Të njohësh, ruash, shfaqësh: Kërkimet italiane mbi trashëgiminë arkeologjike dhe monumentale në Shqipëri”.
“Prezervimi dhe promovimi i vlerave kulturore dhe historike unike të vendit, janë jo vetëm një vlerë e shtuar por dhe elementët e nevojshëm për ta transformuar Shqipërinë në një destinacion të preferuar me vlera unike dhe me pasuri kombëtare të patjetërsueshme në ofertën e tregut ndërkombëtar të turizmit”, - u shpreh Ministrja Gjermeni në fjalën e saj.
Prezantimi për publikun i kësaj ekspozite ndërthur 3 projekte restaurimi në tre prej atraksioneve turistike primare të vendit: Muzeun Arkeologjik të Durrësit, Amfiteatrin e Durrësit dhe Muzeun Arkeologjik në Tiranë.
Nisma është fryt i bashkëpunimit të tri universiteteve italiane (Politeknikut të Barit, Universitetit të Parmës dhe atij të Chieti-Pescara) prej vitesh të angazhuara në kërkimet mbi trashëgiminë arkeologjike dhe arkitektonike në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë në Shqipëri.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ambasadori Italian Massimo Gaiani. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 1 mars për publikun e interesuar.  http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/prezantohen-projekte-per-trashegimine-arkeologjike-dhe-monumentale-ne-shqiperi&page=1

24 febbraio 2014

Shqipëria Turistike prezantohet në Karnavalet e Venecias 2014

më: 24 Shkurt 2014
Mijëra turistë nga e gjithë bota po shohin videon promocionale të destinacioneve kryesore turistike të Shqipërisë që po prezantohet në Karnavalet e Venecias 2014.
Sporti I Shqipërisë turistike po promovohet që prej datës 15 shkurt dhe në sheshin “San Marko” dhe do të shfaqet deri në datën 4 Mars. I pregatitur nga Agjencia Kombëtare e Turizmit pamjet filmike të destinacioneve kryesore turistike të vendit tonë shfaqen 20 herë në ditë përgjatë 10 orëve të një prej manifestimeve më tërheqëse në dy maksi ekranet ballore të sheshit. https://www.facebook.com/photo.php?v=1468871219996063
Karnavalet e Venecias organizohen cdo vit dhe tërheqin mijëra turistë të cilët shijojnë performancat me maska dhe veshje shumëngjyrëshe. Këtë vit tema e karnavaleve është “Natyra fantastike”.  Karnavalet dhurojnë argëtim pa fund për vizitorët,kryesisht të huajt.
Gjatë Karnavaleve organizohen parada me kostume tradicionale të qytetit dhe xhiro klasike me varka. Këtë vit sipas organizatorëve do të ketë edhe ballo me maska që do të zhvillohen në rrugë.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në një prej atraksioneve turistike më tërheqëse në Itali dhe mbarë tregun turistik, vlerësohet si një nga mënyrat më të mira për për të marketuar turizmin vendas. 

Memorandumi turizmi. Memorandum për promovimin turistik. Bushati dhe Gjermeni firmosin dokumentin

"Albania" Land of Discovery - Living Art

Land of Discovery - Crossroad of Culture

21 febbraio 2014

Shqiperia dhe Greqia po perpiqen te thellojne bashkepunimin mes tyre ne turizem

Friday, 21 February 2014 10:16
Shqiperia dhe Greqia po perpiqen te thellojne bashkepunimin mes tyre ne turizem.
Shqipëria dhe Greqia po përpiqen të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e turizmit. Nisur nga fakti se janë dy vende bregdetare, autoritetet e dy vendeve i kushtojnë rëndësi të veçantë zhvillimit të industrisë së turizmit, si sektori me rritjen më të madhe ekonomike aktualisht në Europë dhe si një sektor fitimprurës si për shtetin dhe për biznesin privat. Ky bashkepunim u theksua ne kuader te nje takimi te zgjeruar  me pjesëmarrjen e operatorëve turistikë nga Thesprotia e Greqisë dhe nga Shqipëria. Ky takim erdhi në kuadrin e  Programit “IPA Cross-Border Greece-Albania 2007-2013” për Sektorin e Turizmit. Ambasadori i Greqisë në Shqipëri, tha se dy qeveritë, si ajo e Greqisë, ashtu dhe qeveria e Shqipërisë, kanë shprehur vullnetin për  ngritjen në një nivel të ri të marrëdhënieve dypalëshe.
- See more at: http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=76131:shqiperia-dhe-greqia-po-perpiqen-te-thellojne-bashkepunimin-mes-tyre-ne-turizem&Itemid=617#sthash.Jruv5Y2V.dpuf

20 febbraio 2014

Vizitoni Galerinë Kombëtare pa pagesë këtë të premte

Nga Anisa Ymeri
Vizitoni Galerinë Kombëtare pa pagesë këtë të premteTIRANË- Qasja jo optimale e qytetarëve shqiptarë me muzetë apo galeritë e artit në vend është folur e përfolur jo pak në këtë një çerek shekulli post rënies së komunizmit. Në këto institucione të kulturës, shifrat dëshmojnë për vizitueshmëri të ulët, andaj edhe është parë si urgjencë afrimi i publikut shqiptar me vlerat që këto institucione mbartin.

Për çka, Galeria Kombëtare e Arteve njofton të premten hyrja apo vizita në Galerinë do të jetë pa pagesë, pra falas për këdo qytetar, për grupe nxënësish, apo për këdo student që do të njohë vlerat kombëtare të artit pamor.

Galeria Kombëtare e Arteve fton kështu publikun shqiptar të vizitojë linjën muzeale të ekspozuar në sallat e saj. Është kjo një ftesë e këtij institucioni qendror të artit në vend për këdo që do artin e veçanërisht pikturën dhe skulpturën.

Kësisoj, cilido shqiptar është i mirëpritur të vizitojë dhe të njohë vlerat kombëtare që transmeton arti i artistëve shqiptar ndër shekuj, pasi në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve gjenden kryeveprat e piktorëve shqiptarë prej fillesave që datojnë nga fundi i shekullit të XIX, periudhë e cila shënon edhe fillesat e pikturës jo fetare shqiptare. Autori më i hershëm i pikturës është Kol Idromeno dhe një veprat më të rëndësishme të pikturës shqiptare është “Motra Tone” që daton në vitin 1883 e që është restauruar në Luvër vite më parë.

Autorë të tjerë të epokës mund të përmenden Pjetër Marubi, Simon Rrota apo Zef Kolombi. Nga ana tjetër, mundet të gjeni në Galerinë e Arteve artin e realizmit socialist, në pikturë dhe skulpturë!

Kjo është vetëm një pjesëz e vogël e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve e për ta prekur atë, mundet që këtë të premte ta vizitoni pa pagesë, një nismë kjo e ndërmarrë në kuadër të politkave të Ministrisë së Kulturës, “Edukim përmes kulturës”, me qëllimin për të nxitur, jo vetëm artdashësit, por veçanërisht qytetarët që në përditshmëri nuk e kanë prezent artin, për të nxitur të rinjtë, fëmijët, prindërit dhe moshat e treta të bëhen pjesë e Galerisë Kombëtare të Arteve.

(a.h/News24/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/vizitoni-galerine-kombetare-pa-pagese-kete-te-premte-173636.html

ELBASAN- Dhjetëra pjestarë të ekipit të Alpinizmit, Skive dhe Turizmit malor në Elbasan, i janë bashkuar nismës së muajit të pyllëzmit duke mbjellë mbi 100 fidanë pisha në zonën turistike të Gjinarit





Feb 20, 2014

ELBASAN- Dhjetëra pjestarë të ekipit të Alpinizmit, Skive dhe Turizmit malor në Elbasan, i janë bashkuar nismës së muajit të pyllëzmit duke mbjellë mbi 100 fidanë pisha në zonën turistike të Gjinarit.



Fidanët u siguruan nga ekipi i alpinizmit dhe nismës së tyre ju bashkuan edhe vullnetarë të korpusit të paqes. Ata u shprehën se mbjellja e pemëve në zonat turistike i shërben zhvillimit të turizmit malor.



Gjinari ose siç njihet në histori si treva e Shpatit, është një ndër pikat më të rëndësishme të turizmit malor në Qarkun

e Elbasanit. Gjinari shquhet për pyjet e dendura të pishës dhe ahut

Kumbaro: 750 mijë Euro për restaurimin e parkut të Apolonisë

18 Shkurt 2014 - 06:53





TIRANE- Ministria e Kulturës po përgatit një projekt të ri me vlerë 750 mijë Euro që do të mundësojë restaurimin në Parkun arkeologjik të Apolonisë. Kështu ka deklaruar ministrja Mirela Kumbaro këtë fundjavë, pas vizitës së saj në Parkun e Apolonisë. Parku Arkeologjik i Apolonisë pritet të restaurohet me investime të reja me qëllim mbrojtjen e vlerave të kësaj dëshmie të qytetërimit të hershëm.

Me nismë të Ministrisë së Kulturës po përgatitet një projekt që është në fazën e studimit për restaurimin këtij parku, restaurimet për të cilin kanë dështuar ndër vite. Janë dëmtuar Trapezaria, Kisha mesjetare si dhe portiku. Edhe Amfiteatri 2400-vjeçar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ka pësuar herë pas here dëmtime nga rrëshqitjet e tokës. Në buxhetin e MK-së për vitin 2014 është parashikuar edhe një zë për restaurimin e Manastirit tё Shёn Mёrisё nё Apolloni me një fond investimi të huaj prej 109 milionë lekë që do të ndahet në dy faza..

Sipas rekomandimeve të inxhinierëve, të cilat nuk janë marrë në konsideratë, poshtë themelit të godinës së portikut lindor, të hiqet shtresa me veti të dobëta gjeoteknike dhe të zëvendësohet me një shtresë tjetër me veti me të mira gjeoteknike si dhe në zonën e teatrit të ndryshohet metoda e gërmimit nga poshtë-lart me metodën nga lart-poshtë. Apolonia funksionon si Park Arkeologjik Kombëtar që në vitin 2005.

Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/kumbaro-750-mije-euro-per-restaurimin-e-parkut-te-apolonise-201310.html#sthash.DgpRHJuj.dpuf

Drejtori: Ja kush i shkaktoi dëmet në Apoloni

 DHURATA HAMZAI
19 Shkurt 2014 - 07:11





TIRANE- Marin Haxhimihali rrëfen prapaskenat e projekteve të premtuara nga qeveria e mëparshme për Parkun e Apolonisë, ato më të bujshmet. U premtua që mozaiku romak i zbuluar në vitin 1958 nga një ekspeditë shqiptaro-ruse të rizbulohej nga një mision arkeologjik shqiptaro-francez dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe të bëhej i vizitueshëm. Për fat të keq kjo nuk paska ndodhur! Gjithashtu, Haxhimihali rrëfen edhe dëmet e ekspeditave të huaja me projektet e parealizuara dhe kontratat e parregullta.

Këto probleme gazeta “Shqiptarja.com” i ka bërë pareshtur publike përmes intervistave të specialistëve, siç janë dëmtimet në Manastirin e Shën Mërisë, në Teatrin e Apolonisë, si dhe dëmtimi i murit antik, që u bë prej gërmimit të gabuar të themeleve në “Portikun Lindor” të Muzeut të Apolonisë. Të gjitha këto nuk kanë ndodhur rastësisht, por “falë” mungesës së kontrollit të faktorëve shtetërorë vendimmarrës….  

A do të ndalen dëmet...
Tashmë një fond prej 750 000 eurosh është akorduar për Parkun Arkeologjik të Apolonisë përmes Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Shuma që do të lëvrohet për restaurimin e Apolonisë është deklaruar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro pak ditë më parë. Drejtori i parkut konfirmon se “kanë filluar projektimet që lidhen me implementimin e këtij fondi në terren”. Po si do të menaxhohet ky fond dhe a do të ndalen dot dëmet e sipërpërmendura. Drejtori i Parkut Arkeologjik të Apolonisë zbardh detaje mbi destinacionin e këtij fondi...

Zoti Haxhimihali, ministrja e kulturës ka deklaruar lëvrimin e një fondi prej 750 000 eurosh të BE-së për Apoloninë. Cilat janë destinacionet konkrete të këtij fondi?
 -Ndonëse sezoni turistik ende nuk ka filluar, në Apoloni po bëhen të gjitha përpjekjet që gjërat të ndryshojnë për mirë. Dy janë drejtimet kryesore në të cilat do të përdoret ky fond i konsiderueshëm - më i madhi që është dhënë ndonjëherë qëkurse është krijuar parku arkeologjik: restaurimet dhe konsolidimet e gjithë kompleksit të Manastirit të Shën Mërisë si dhe infrastruktura e re turistike e parkut që do të lidhet drejtpërsëdrejti me autostradën Fier-Vlorë.

Nuk është hera e parë që BE cakton fonde për parkun Arkeologjik të Apolonisë, por me to prej vitesh është abuzuar ose nuk janë përdorur me efikasitet, si do të parandalohen tashmë këto dukuri?
 -Po bëhen të gjitha përpjekjet që fondi të kanalizohet në rrugën e duhur për t'u përdorur me efikasitet maksimal. Nga kjo, përfitimi do të ishte i dyfishtë: jo vetëm që eliminohen të gjitha problemet e verifikuara së fundi, me rrëshqitjet e terrenit dhe dëmtimet e ndryshme, por edhe hapet një portë e re hyrëse që do t'u mundësonte turistëve të kalonin brenda pak minutash direkt nga autostrada e re në zemër të parkut arkeologjik. 

Rezultati i pritshëm për Zyrën e Parkun Arkeologjik Apolonia dhe Ministrinë e Kulturës, që është dhe dikasteri i vartësisë së kësaj strukture, është 10-fishimi i numrit të vizitorëve në një hark kohor prej 4 vjetësh. E gjitha kjo me kusht që të ketë përfunduar më parë ndërtimi i gjithë autostradës Fier - Vlorë. Është një objektiv ambicioz për të cilin stafi i specializuar e me përvojë shumëvjeçare i zyrës së parkut arkeologjik ka një strategji të qartë.

 Dihet që para dy vjetësh një ekspeditë gjermane do ta kthente në sektor të vizitueshëm Apoloninë, por nuk dha rezultatin e premtuar, ku i gjeti fondet, kush i ka disponuar dhe si janë përdorur?
 -Puna e ekspeditës gjermane ka qenë lidhur me teatrin dhe ka qenë drejtuar nga Instituti i Arkeologjisë, pra ka pasur lidhje me arkeologjinë dhe jo me Ministrinë e Kulturës. Me arkeologët gjermanë ka qenë një arkeolog i parkut që i ka drejtuar ekspeditën, por për burimet financiare nuk kam asnjë informacion. Informacionin e ka instituti i arkeologjisë. Ajo ka qenë një marrëveshje afatgjatë mes tyre, ku bëheshin gërmimeve vit për vit. Por ky projekt është mbyllur tani.

Është mbyllur por la pas pasoja, ç’duhet të themi për këtë?
 -Çështja e Teatrit të Apolonisë është gjykuar në dy mënyra, një palë përmendi se shkak ishte shkarja e tokës. Ndërsa ekspertët e gjeologjisë e hodhën poshtë këtë tezë. Megjithatë, pas këtyre problemeve firma ka bërë një përpjekje për të lehtësuar procesin e shkarjes. Pasojat u certifikuan nga ekspertë të gjeologjisë, të cilët lëshuan alarmin për ndryshimet në mënyrën e gërmimit. Por kjo gjë nuk u mor parasysh. Në përfundim u arrit që së paku e gjithë lënda arkeologjike të zhvendosej në një sektor tjetër. Ekspedita gjermane e mbylli projektin, por çështja mbetet e hapur se ç’do të bëhet me këto blloqe gurësh.

Po për dëmtimet e murit rrethues që kanë dëmtuar edhe strukturën e parkut, kujt i mbetet faji dhe si mendoni se do të rregullohet dëmi?
 -Dëmet nisin me një gërmim të vitit 1991, i cili e dobësoi shumë strukturën nga jashtë, dhe pasojat kanë rrjedhur vit pas viti. Ndaj një nga projektet kryesore të Ministrisë së Kulturës është që të përforcojmë strukturën. Kjo është një nga pikat e projektit.

Si është gjendja aktuale e Muzeut të Apolonisë?
 -Gjendja e muzeut është shumë e mirë, kjo për sa i përket pjesës së ekspozitës, por projekti parashikon të rregullojë kushtet klimatike, nivelin e temperaturës dhe sidomos përmirësimin e sigurisë teknike.

Meqë ra fjala për sigurinë teknike, ka kamera vëzhguese aty?
 -Ka 16 kamera, të cilat e mbulojnë hapësirën e muzeut, por do të zgjerohet vëzhgimi për pjesën jashtë muzeut në hapësira të tjera të parkut. Dhe meqë jemi tek siguria teknike kam rastin të jap edhe lajmin e mirë se sapo kemi rregulluar sinjalistikën turistike, gjë që është financuar nga ambasada franceze. Sinjalistika është vendosur në tri gjuhë: shqip-frëngjisht-anglisht.

Po me mozaikun e kishës romake që sipas një projekti duhej të ishte rizbuluar për t’u vizituar nga turistët, ç’po ndodh realisht?
 -Mozaiku tashmë është i siguruar, por për fat të keq nuk është i ekspozueshëm. 

Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/drejtori-ja-kush-i-shkaktoi-d-met-n--apoloni-201504.html#sthash.Y02BawQS.dpuf

Si u rigjet “Bukuroshja e Durrësit”

Nga GEZIM KABASHI
19 Shkurt 2014 - 07:17





TIRANE- Mozaiku i mrekullueshëm që tashmë njihet me emrin “Bukuroshja e Durrësit” është bërë i njohur në të gjithë botën shkencore 55 vjet më parë. “Bukuroshja e Durrësit” është mozaiku më i shquar dhe më i lashtë i gjetur në Shqipëri dhe aktualisht ndodhet në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Këmbëngulja e arkeologut të shquar Vangjel Toçi risolli në dritë pikërisht në vitin 1959 një nga monumentet më të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore gjatë antikitetit.

Bashkëpunëtori i Vjetër shkencor Vangjel Toçi ndoqi me kujdes të dhënat e shkruara nga dy arkeologë austriakë në fillim të shekullit të 20-të, lidhur me praninë e mozaikut në një nga lagjet qendrore të Durrësit. Për herë të parë ky mozaik, që i përket shekullit të 4-3 para erës sonë, u zbulua rastësisht gjatë punimeve të ushtrisë austriake për hapjen e një transheje fortifikuese në vitin 1916. Oficeri austriak Camillo Prashnicher, i cili qe dhe një arkeolog i shquar u kujdes që shtresa e mozaikut të ruhej.

Prashnicher është i pari që e botoi fotografinë e mozaikut në një libër të tij arkeologjik për Shqipërinë duke e quajtur atë një kryevepër të artit figurative. Më pas mozaiku u mbulua dhe humbi për 33 vjet. Për fat të mirë, falë këmbënguljes dhe aftësisë së tij profesionale, në vitin 1959 arkeologu durrsak Vangjel Toçi e rizbuloi mozaikun 2300-vjeçar. Bashkëkohësit kujtojnë bisedat e gjata të arkeologut me të moshuarit e qytetit si dhe të dhënat e nxjerra prej tij nga libri i botuar në vitin 1920 nga arkeologët Shober dhe Prashniker. Mozaiku ndodhej në thellësinë 3.80 metra në themelet e një shtëpie dykatëshe, vetëm 150 metra pas godinës së teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit.

Rizbulimi i mozaikut ngjalli interesin e shumë shkencëtarëve të huaj, të cilët me gjithë kufizimet e periudhës komuniste kërkuan ta shihnin nga afër veprën e lashtësisë. Mozaiku ka formë eliptike me diametrin e madh 5.1 metra dhe ze një sipërfaqe afro 9 metër katrorë. Në qendër të mozaikut është figura e një gruaje të re dhe të bukur mes një peizazhi plot kërcej lulesh, gonxhesh dhe petalesh. Mozaiku është mbiquajtur  "Bukuroshja e Durrësit", një emër metaforik në nderim të grave të qytetit të lashtë, por edhe të mjeshtërve ilirë që e krijuan atë.

Në lashtësi, ky mozaik ka zbukuruar për një kohë të gjatë një banjë luksoze private të qytetit antik. Teknika e përdorur për krijimin e mozaikut është me gurë zalli natyrorë me ngjyra të ndryshme të ngjitura me njëra tjetrën me mjeshtëri shumë të madhe. Në vitin 1982 mozaiku u zhvendos nga Durrësi dhe u instalua në sallën kryesore të Antikitetit në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Ende nuk ka një mendim të përcaktuar shkencor se kujt I përket figura qendrore e mozaikut. Sidoqoftë mozaiku vazhdon të njihet thjesht si “Bukuroshja e Durrësit”, duke I dhënë qytetit të lashtë një privilegj më shumë përballë turistëve vendas dhe të huaj.

Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/si-u-rigjet-bukuroshja-e-durresit-201574.html#sthash.Vvr6el9F.dpuf

Search

Translate